E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo dhe Vllaznia, e nisin me heret

Kundershtaret e mundshem te Dinamos dhe te Vllaznise, edhe pse ne tyrin e pare, shihen si me te forte. Ekipet e meposhtme, ne baze te nje koeficenti qe ka vleresuar UEFA ndodhen ne nje vazo dhe njera prej tyre do te bjere perballe me ekipet tona. Nisur nga emrat, pjesa me e madhe e tyre jane te njohur ne arenen nderkombetare dhe kane nje buxhet me te larte se ai i ekipeve tona. Ne kete menyre edhe kontingjenti i seciles prej tyre perbehet nga lojtare me cilesore dhe qe kushtojne me shtrenjte. Keshtu, Vllaznia dhe Dinamo do te kerkojne fatin ne short, para se te mendojne per ndonje kalim te mundshem te turit te dyte. Mjaftojne emrat e pare, si Rosenborgu qe ka luajtur ne sezonet e fundit ne turet e grupeve, apo Anorthosis Famagusta qe shenoi nje sukses histori gjate sezonit te kaluar ne Ligen e Kampioneve.

Dinamo dhe Vllaznia, perballe njeres prej ketyre kundershtareve:

Randers (Danimarke), Rosenborg (Norvegji), Motheruell (Skoci), Bnei Jehuda (Izrael), Helsingborgs (Suedi), Spartak T (Sllovaki), Polonia V. (Poloni), Haladás (Hungari), Slaven K. (Kroaci), A. Famagusta (Qipro), Rudar V. (Slloveni), Lahti (Finlande), Dinaburg (Letoni), Shiroki B. (Bosnje), Vetra (Lituani), Zimbru (Moldavi), Sligo (Irlande), Renova (Maqedoni), Keflavík (Islande), Fram R. (Islande), Olimpi R. (Gjeorgji), Zestafoni (Gjeorgji), Dinamo M. (Beollurosi)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›