E Diel, 1 Nëntor 2026

Te huaj ne kampionatin tone, shqiptare ne vende te huaja

Nje nder debatet me te fundit eshte se lojtaret kosovare qe luajne ne kampionatin tone njihen si te huaj. Sipas rregullores se FSHF-se kosovaret konsiderohen te huaj, njesoj me lojtare qe u perkasin kombesive te ndryshme evropiane apo boterore. Kjo dukuri ka irrituar klubet tona. Me konkretisht Vllaznia pak dite me pare i kerkoi FSHF-se qe te mos i konsideroje lojtaret kosovare, te huaj, pasi ne kete menyre limitohet numri i futbollisteve qe vijne nga jashte territorit shqiptar per te luajtur ne kampionatin tone. Si argument per kete, klubi i Vllaznise ka perdorur numrin e shumte te lojtareve kosovare qe luajne ne ekipit tone kombetar, qe do te thote se ata nuk jane te huaj. Pritet nje permiresim i legjislacionit, sipas FSHF-se, per ta interpretuar dhe ndryshuar me pas rregulloren. Numri i lojtareve kosovare qe luajne ne kampionate te huaja eshte i shumte dhe mediat e huaja i konsiderojne ata shqiptare. Ditet e fundit nje portier kosovar, i talentuar, Burim Sadiku u provua te Beshiktashi dhe eshte shume prane nenshkrimit me gjigantet turq. Portieri synon qe shume shpejt te bashkohet edhe me kuqezinjte. - "Perpos stervitjes, zhvillova nje ndeshje miqesore kunder ekipit Eskisehir. Aty pata paraqitje te mire, ku prita edhe nje penallti. Do te shkoj serish ne Stamboll, ndoshta per ta nenshkruar kontraten. Besoj se i kam bindur drejtuesit e Beshiktashit", - eshte shprehur portieri, Sadiku. Beqaj dhe Ujkani jane dy portiere kosovare, qe bejne pjese ne radhet e kuqezinjve.

Fenomeni

Lojtaret kosovare qe dallohen ne klube te huaja i bashkohen me vone kombetares sone. Jane te shumta, gati gjysma e kosovareve ne kombetare. Per te pasur me shume lojtare kosovare ne kampionatin tone, duhet te mos i quajme te huaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›