Dinamo e Teuta, barazim i “hidhur”

Dinamo e Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Durrsakët, që kërkonin të hidhnin një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, kaluan të parët në avantazhm pikërisht në minutën e 17-të me anë të Gjinollarit.
Dinamovitët, që kërkonit të bënin fakt të kryer praninë në dy vendet e para, arritën të barazojnë me Zabërgjën në minutën e 53-të.
Një barazim 1-1 që mbeti në fuqi deri në sinjalizimin e fundit, që i mban të dyja skuadrat të palëvizura në vendet respektive në klasifikim.