Dinamo e Zagrebit kërkon Kuzhen, FSHF-ja i thotë jo
Mediet kroate njoftuan dje se Kuzhe është kontraktuar nga zv/presidenti i Dinamos së Zagrebit, menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Velimir Zajec.
Zajec u pushua nga puna pas rezultateve të dobëta në ligën e kampioneve dhe në kampionatin kroat.
Portali "tportal.hr" shkruan se "menjëherë pas vlerësimit se nuk dëshiron të bashkëpunojë më me Velimir Zajecin, zv/presidenti i Dinamos, Zdravko Mamiç, ka thirrur Josip Kuzhen, me të cilin nisi dominimi pesëvjeçar në futbollin kroat. Me Kuzhen, Mamiç do të qëllonte në shenjë. Përveç një trajneri të dëshmuar që do të ishte garanci e lojës atraktive, do të fitonte edhe paqen me tifozët, që janë adhurues të Kuzhes”.
Por e menjëhershme dhe e prerë ka qenë përgjigjja e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila i ka thënë jo kërkesës së Dinamos së Zagrebit.
Kuzhe ka luajtur me Dinamon nga viti 1971 deri në vitin 1981, ndërsa si trajner e ka drejtuar në edicionet 198990 dhe 20052006.