E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore me dy faza, krijohet kupë e re

Ajo që ishte folur prej kohësh në lidhje me Kategorinë Superiore u miratua dje me asnjë votë kundër. Vullneti i klubeve për të bërë Superioren me 14 skuadra ka marrë bekimin e Komitetit Ekzekutiv.

Duke qenë se si pasojë e kthimit të Superiores me dy faza, skuadrat do të kenë ndeshje më pak për të luajtur(gjithsej 26), gjë që ka bërë që Federata të vendosë krijimin e një kupe tjetër, e cila mendohet se do të quhet Kupa e Ligës ose Kupa e Federatës.

Detajet e kupës së re nuk janë përcaktuar ende, vendimi është miratuar vetëm në parim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›