Dinamo harron te fitoje Blanko akuza arbitrave
TIRANE-Tolerimi ne ndeshjen ndaj Skenderbeut duket se ka bere qe Dinamo te harroje te fitoje. Skuadra kampione ne fuqi eshte ndalur edhe nga skuadra e fundit ne renditje Besa e Kavajes ne takimin e fundit te javes se 13-te qe u zhvillua dje. Blute kane luajtur me nje ritem tjeter duke kerkuar fitoren qe nga fillimi por duket se skuadra nuk eshte ajo qe ishte para sfides me korcaret e cila duket se ka ndikuar jo pak ne aspektin psikologjik. Ndeshja e djeshme ishte e katerta radhazi pa fitore per skuadren e drejtuar nga Luis Manuel Blanko e cila ka mbushur plot nje muaj pa shijuar suksesin e tre pikeve. Fitorja e fundit per kete blute e kryeqytetit daton me 1 nentor ne ndeshjen me Kastriotin ne Kruje nderkohe qe me pas kane ardhur dy humbje dhe dy barazime. Ndeshja e djeshme ishte nje nga ato qe duhej fituar per Dinamon por ne fushe nuk ka qene aq e thjeshte perballe Beses se uritur per pike. Sikur te mos mjaftonte forma ne fund ishte Putincanin qe doli me karton te kuq per nje sharje ndaj arbitrit Kridens Meta.
Ndeshja
Takimi i djeshem nisi me nje Bese shume agresive por mbrojtja e Dinamos eshte mbajtur mjaft mire sidomos per shkak te lojes se dyshes Oreles-Amberue dy nga me te miret ne fushen e lojes. Gjithsesi kavajasit kane arritur te zhbllokojne rezultatin ne minuten e 54-t kur Mihani goditi sakte ne zone duke mposhtur portierin Isli Hidi. Gjuajtja e tij perfundoi ngjitur me shtyllen dhe per gardianin dinamovit ka qene cdo gje e pamundur. Pas ketij momenti sjellja e kampioneve ne fushen e lojes ndryshoi. Rastin me te mire e pati Allmuca por gjuajtja e tij ne zone u devijua ne korne nga portieri Edvan Bakaj. Nderkohe minuta e 74-t ka qene fatale per Besen pasi Emiljano Vila arriti te devijonte nje top me koke duke barazuar. Loja ka qene nen kontrollin e bluve por 8 minuta para fundit ata mbeten me 10 vete per shkak te nje kartoni te kuq te marre nga Putincanin. Ne fund Dhembi per pak realizoi ne porten e Hidit por ky i fundit grushtoi nje gjuajtje teper te rrezikshme.
Blanko
Pas ndeshjes trajneri i Dinamos Luis Manuel Blanko ka akuzuar ashper arbitrin dhe pergjithesisht arbitrat ne Shqiperi. Argjentinasi nuk e ka kaperdire dot kartonin e kuq te Putincanin qe erdhi ne nje moment kur Dinamo e tij ishte duke luajtur shume mire dhe iu afrua disa here golit te fitores. Arbitrimi ne Shqiperi eshte nje tmerr i vertete - deklaroi ai. - Nuk kam pare kurre keshtu. Gjyqtaret marrin vendime teper te cuditshme dhe absurde per cdo gje shtoi Blanko. Vetem dy dite me pare ishte trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca qe akuzoi gjyqtaret.
d.b/GSH/BalkanWeb