Dinamo ka aleat edhe "Lonin", në Fier luhet pa tifozë
DINAMO - Nuk kanë asnjë objektiv tjetër veç fitores me Apoloninë dhe Dinamo e vendit të tretë udhëton qysh sot në Fier, për t'u "ambientuar" me klimën fierake, ku do të luajë në një "Loni Papuçiu" pa tifozë.
JUSUFI - Fantazisti shqiptar me pasaportë kroate, Pëllumb Jusufi, ishte autori i golit të vetëm të Dinamos në fitoren kundër Albpetrolit (1-0) në Kupën e Shqipërisë. "Jemi përgatitur që të marrim maksimumin në Fier -tha ish-lojtari i Domzhales për "Panorama Sport".
PEJIÇ - Golashënuesi më i mirë i Dinamos në sezonin e kaluar, kroati Pero Pejiç (18 gola) nuk do të rikthehet te Dinamo në merkaton e janarit. Sipas presidencës së 17-herë kampioneve të Shqipërisë, edhe kroati tjetër Dario Bodrusiç nuk është në planet e Dinamos.
FERRAJ- Mesfushori i talentuar dinamovit është shqetësimi i vetëm në kampin blu, pasi Nertil Ferraj ka pësuar një dëmtin në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Albpetrolit. Edhe mesfushori Hetlem Çapja është në dyshim për aktivizimin kundër Apolonisë
PLAKU - Rikthimi i tij nga Norvegjia u konsiderua si një nga goditjet më të bujshme në merkaton blu. Në tetë javët e para edhe pse Sebino Plaku është golashënuesi më i mirë i Dinamos (4 gola). Sulmuesi do të mungojë në ndeshjen kundër Apolonisë për shkak të kartonit të kuq të marrë me Partizanin. Plaku pohoi se nuk do të rikthehet te Ham Kam në Norvegji (të paktën deri në qershor të vitit të ardhshëm), edhe pse ai është i huazuar te Dinamo nga klubi norvegjez.
ETEROVIÇ- Sulmuesi kroat Mate Etoreviç është ende në prove te Dinamo, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për lojtarin e ardhur nga Debreceni i Hungarisë. Trajneri Zlatko Daliç, gjithsesi e sheh si opsion muajin janar për të bërë blu.
E Premte, 31 Tetor 2008