E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo kërkon vetëm fitore përballë Elbasanit

Tiranë - Dinamo do të presë sot në kryeqytet skuadrën e Elbasanit për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të. Kryeqytetasit janë ende në luftë për titull, ndërsa elbasanasit kërkojnë të luajnë vetëm për nder, pasi kanë dalë jashtë çdolloj objektivi për këtë sezon.

Dinamo e drejtuar nga Shkelqim Muça ndodhet në vendin e tretë me 41 pikë, 4 më pak se Tirana dhe Vllaznia, të cilat ndodhen në krye. Elbasani ndodhet në një pozicion aspak komod, duke u renditur në vendin e tetë me 27 pikë. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 15:30 në stadiumin “Qemal Stafa”, dhe do të gjykohet nga Kridens Meta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›