Tirana ndjehet komode para përballjes me Apoloninë
Tiranë - Tirana do të presë sot për javën e 25-të Apoloninë e Fierit. Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola ndodhet në vendin e parë në të njëtën kuotë pikësh me Vllazninë, me nga 45 pikë. Në ndeshjen e sotme kryeqytetasit nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin më të mirë të kampionatit shqiptar, Migen Memellin.
Megjithë mungesën e bomberit, Tirana është e motivuar për të arritur fitoren për të mos vënë në diskutim kryesimin. Apolonia ndodhet në zonën e ftohtë, duke u renditur në vendin e 10-të me 24 pikë. Ndeshja Tirana-Apolonia do të zhvillohet në orën 15:30 në stadiumin “Selman Stermasi”.