E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani sakrificës do të jetë mysafir në Peqin

Peqin - Një nga ndeshjet më interesante për javën e 25-të të Superligës shqiptare do të jetë ajo mes Shkumbinit dhe Partizanit. Partizani i sakrificës do të jetë mysafir në një fushë të vështirë, nga ku duhet të japë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.

Peqinasit janë duke kaluar një moment të mrekullueshëm në kampionat, duke u renditur në vendin e katërt me 38 pikë pas 24 javësh kampionat. Situata paraqitet krejt e kundërt në kampin kryeqytetas, pasi Partizani renditet në vendin e nëntë me 26 pikë. Ky pozicion e çon Partizanin në një ndeshje “Ply Out” me një nga skuadrat e kategorisë së parë. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 15:30 në stadiumin e Peqinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›