E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Partizani barazoi e fitoi një portier

Partizani arriti një barazim pa gola kundër Shiroki Brijeg (0-0) në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës UEFA.
PRESIDENTI - Bosi i Partizanit, Albert Xhani, përvec faktit se ekipit të tij iu mohua një gol në minutat e fundit, dha edhe një mendim për portierin e ri Edvan Bakaj: "Përvec rezultatit pozitiv që morëm në Bosnjë, - tha Xhani për "Sportin Shqiptar", - jam i kënaqur edhe me faktin se Partizani ka fituar një portier, pasi i riu Edvan Bakaj bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e shpërblyer besimin e dhënë për të mbrojtur portën e skuadrës sonë".
PORTIERI - Vetë Edvan Bakaj duke folur për "Panorama Sport" u shpreh me modesti: "Bëra thjesht detyrën", ndërkohë që faqja zyrtare e UEFA-s, uefa.com e vlerësoi me nota të pozitive paraqitjen e tij.
MË I MIRI - Në vlerësimet e bëra nga media sportive boshnjake, përmes portalit abcportal.info, Bakaj u vlerësua me notën 6, ndërkohë që Ardit Beqiri(nota 7), u votua edhe si lojtari i ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›