Dinamo nuk gabon Bakaj gol kreu
Java e katert e Kategorise Superiore ka nisur me dy sfida mjaft interesante. Ne Qemal Stafa Dinamo ka pritur Shkumbinin ndersa Elbasani udhetoi drejt Lacit. Te dyja skuadrat vendase kane regjistruar fitore minimale por qe u kane mjaftuar te marrin tri pike mjaft te rendesishme ne klasifikim.
Pas startit jo te mire te sezonit Dinamo po shfaqet serish si pretendente. Skuadra e drejtuar nga Luis Manuel Blanko duket se ka gjetur ritmin dhe ka kaluar me sukses testin e veshtire me emrin Shkumbini. Edhe pse me nje loje jo spektakolare blute thyen peqinasit te cilet vinin ne kete ndeshje me entuziazmin e fitores se nje jave me pare perballe Skenderbeut. Trajneri Agim Canaj ka ditur te rreshtoje ne fushen e lojes nje skuader qe mbrohej fort dhe sulmonte rrezikshem. Dueli ne kryeqytet eshte shoqeruar edhe nga episodet dhe polemikat te cilat nuk kishin si te mungonin edhe per vete objektivat qe kane skuadrat ne kete sezon. Ndeshja eshte vendosur nga nje gol mjaft i bukur i Elis Bakajt kur kronometri tregonte 62 minuta loje. Me nje goditje nga jashte zones sulmuesi dinamovit ka gjetur te papergatitur portierin Elvis Kotorri njekohesisht edhe kapiten i Shkumbinit dhe e ka derguar topin ne rrjete. Por nuk kane munguar rastet e shperdoruara nga miqte dhe mbi te gjitha pakenaqesite per gjykimin. Peqinasit kane pretenduar nje 11-metersh te paakorduar ndersa me pas ata kane polemizuar gjate me xhaketat e zeza per nje berryl te Bakajt i cili mund te ishte ndeshkuar me kartonin e kuq. Ky gjest i lojtarit te perfaqesueses shqiptare i cili njihet per paqendrueshmeri ne fushe dhe per karakterin e veshtire ka shkaktuar shume protesta gjate takimit ndersa ne fundin e 90-minutave nuk mungoi as ferkimi i lojtarit te Dinamos me Gjylen e Shkumbinit. Me fitoren e djeshme Dinamo ngjitet ne kuoten e 9 pikeve dhe kryeson perkohesisht klasifikimin ne pritje te rezultateve te Vllaznise dhe Flamurtarit. Ne anen tjeter per Shkumbinin kjo humbje erdhi si nje dush i ftohte. Peqinasit kane pesuar dy disfata ne kater ndeshje. Ata ende nuk kane arritur te shfaqen si pretendente pavaresisht investimeve ne merkato ndersa rezultatet e skuadres tregojne se ish-trajneri Josa nuk ishte plotesisht fajtor. Ne ndeshjen tjeter te luajtur dje Lacit i mjaftoi goli i Vangjel Miles per te regjistruar fitoren e dyte ne kampionat me pare skuadra e Stavri Nices kishte mposhtur Shkumbinin. Edhe pse kurbinasve u ka munguar qartesia dhe qetesia e nevojshme per te mos e diskutuar fitoren ata moren tri pike qe i ngjisin perkohesisht ne vendin e trete. Ndeshja e djeshme ka sjelle edhe humbjen e pare sezonale per Elbasanin e Alimehmetit qe pavaresisht rreshtimit te mire dhe luftes se forte nuk arriti te fitonte te pakten nje pike.
Sot ne kampionatin elitar do te zhvillohen tri ndeshje te tjera. Skenderbeu pret Vllaznine Besa ndeshet me Teuten ndersa Bylis me trajnerin e ri Nikolla Ilievski ish-drejtues i stolit te Maqedonise udheton drejt Vlores per sfiden me Flamurtarin. Java mbyllet te henen me ndeshjen ndermjet Kastriotit dhe Tiranes.