KUPTIMI IRONIK I KAOSIT
Projekti vetanak i Moikom Zeqos per ta institucionalizuar prozen e tij me ane te botimit te serise se librave sic jane Gjumashet e Efesit dhe Adami i fshehur kendejza plotesohet edhe me librin tjeter te titulluar Shitesit e kaosit ku jane perfshire disa dhjetera rrefenja apokaliptike sic i ka quajtur vete autori per te deshmuar bindshem se ky liber eshte krejt i ndryshem nga ata parapraket ose te pakten eshte krejt i vecante ne konceptualitetin e tij. Teksa e shikojme me nje sy te ketille dashje pa dashje ne serish ndodhemi para sproves se njohur te zhanrit ku zakonisht autori gjithmone bredh me nje vetedije te caktuar. Sic duket ne nje rrethane kaq joshese e nxitese njeheresh sikur na mjafton vetem cilesimi autorial rrefenja apokaliptike per tu futur menjehere ne nje tipologji te re zhanrore perkatesisht ne ate qe ky krijues ngulmon ta ndryshoje gati deri ne pafundesi ne forme dhe ne permbajtje ta perkufizoje sipas nje logjike te vecante qe ashtu edhe ta percaktoje identitetin struktural te zhanrit ne fjale te cilin prej kohesh ne jemi mesuar ta quajme tregim. Per kete arsye te libri Shitesit e kaosit paksa e shohim nje lloj tjeter te tregimit ngaqe vetvetiu krijojme ndjesine e shumefishte te zhanrit te prozes ne radhe te pare ate te tregimit por edhe ate te romanit si ngrehine teorike dhe praktike si nderthurje konkrete dhe hipotetike. Si te ketilla dy llojet qe e perbejne kete zhaner nderlidhen midis tyre ne nje pike te perbashket ndash ne ate te idese se apokalipsit ose te fundbotes sic mund ta quajme shqip. Kjo pikepjekje e vazhdueshme dhe ky sendertim homogjen vetvetishem arrijne te krijojne nje karakter unik te zhanrit detyrimisht si nje trajte e vetemjaftueshme ku tregimet mund funksionojne edhe si romane te vogla ose edhe si pjese te vecanta me te cilat mund te ndertohet nje roman i mirefillte. Nga kjo pikepamje ndjesia ne fjale na shpie drejt ceshtjes kryesore te romanit perballe konceptit themelor dhe orientues te tij trajtes se mundshme e te fytyruar por qe cdohere mbetet vetem si strukture e nderdijes pra ne rrafshin e vizionit zhanror. Keshtu del se autori e hap medyshjen e tregimit dhe te romanit here duke na shpene me afer njerit e here me afer tjetrit gjithnje duke krijuar nje zhdrejtpeshim te cuditshem midis tyre. E gjithe kjo arrihet nepermjet idese apokaliptike si nje shtylle thelbesore ku sillen te gjitha gjerat e tjera me te cilat lethuren keto tregime kaq te ngjeshura.
b Emeruesi programatikNe qofte se brenda ketij libri te M. Zeqos mund te kerkohet nje emerues i perbashket qe pak a shume ka karakter programatik pa dyshim ai eshte tregimi Shitesit e kaosit i cili paraqitet si bartes i idese kryesore dhe si proklamues i botekuptimeve filozofike e artistike te autorit per ceshtjet ekzistenciale te qenies njerezore. Ndonese i ka te gjitha vecorite e nevojshme me te cilat mund te qendroje si nje roman me vete ai renditet ne menyre te vetemjaftueshme si nje tregim ku rrefehet e gjithe ceshtja apokaliptike ne kuptimin e ngushte dhe te gjere te fjales. Nisur nga kjo gje rrjedhimisht mund te kategorizohet si nje tregim strumbullar ku ne aspektin ideor dhe konceptual nderlidhen te gjitha tregimet e tjera ose qe rrjedhin natyrshem prej shtratit ideor te tij. Sipas kesaj autori me te drejte e ka titulluar edhe librin e tij sepse eshte nje tregim qe e ka strukturen e vet mbizoteruese per te zene nje vend te tille. Aty duke e shpalosur arketipin letrar jo vetem qe e krijon emeruesin programatik per krejt librin e tij por aq me teper e krijon edhe kontekstin e gjykimit vetanak ndaj ceshtjes apokaliptike duke i perplasur te gjitha trajtimet filozofike e fetare ne nje rrafsh si dhe duke i vendosur ato njeren prane tjetres si nje harmoni kunderthenese vetem e vetem qe ta hape rrugen per nje fryme te re humaniste ne kohen tone ku erozioni moral pothuajse cdo dite e me teper e ben te veten duke e fundosur njeriun ne kaosin e tmerrshem global. Pra eshte nje thirrje e nenkuptueshme per ta ringritur dinjitetin dhe per ta ndryshuar jeten individuale dhe kolektive. Duke e marre si shkas crregullimin njerezor deklarimin retorik te shitesit te cigareve Une shes kaos ai krijon metaforen e zeze te jetes sone mitin trondites te ekzistences me cka pastaj i shpalos te gjitha arsyetimet kriticiste per filozofine kriminalitetin shtypin kaosin ne art ate te jetes seksuale ate te fese permes magjise vuduiste idese transedentale te filozofise taoiste etj. E gjithe kjo ecje persiatese nxjerr ne pah medyshjen e thelle duke shmangur cdo lloj konformizmi. Ne suazat e ketij tregimi parakalojne edhe tregimet e tjera here duke marre e here duke dhene ndermjet tyre qofte si vazhdimesi te idese se njejte qofte si alternativa tipike qe e ruajne vijen e percaktuar.
c Parodizimi i arketipitMeqenese gjithe lenda e ketij libri shtjellohet ne baze te nje ideje qendrore pra asaj qe ka te beje me apokalipsin si mit i vjeter dhe i ri njekohesisht kendej mbase nuk eshte veshtire te ndiqet ecuria e tij nga njeri tregim ne tjetrin duke e bartur ate vete personazhet e shumta qe i ka zgjedhur autori nga sfera te ndryshme. Persiatjet e mprehta rreth kesaj ideje sigurisht qe na cojne nga nje rrafsh i caktuar perceptues ku gjithsesi hapet ceshtja e madhe ekzistenciale ne te ashtuquajturen epoke globale. Vecse duhet thene se nje kontekst i ketille shtrihet ne suaza shume te gjera si nje fushe e hapur ku rrefehet gjendja fatale e realitetit njerezor. Pa dyshim nepermjet nje vezhgimi e kerkimi mjaft aktiv autori na ballafaqon me nje arketip te njohur te letersise ne pergjithesi te pakten qe nga paradigma biblike e deri ne ate bashkekohore. Ne te vertete vlen te permendim se me ane te rrefenjave te perfshira aty M. Zeqo e riaktualizon arketipin e ketille letrar thjesht e ripohon sipas menyres se vet me nje qasje ironike te kuptueshme. Prandaj ne qofte se nje arketip te tille e ka gjithe letersia boterore madje edhe vete kinematografia hollivudiane kryesisht si nje shqetesim shokues e tmerrues qe percillet me pompozitet te jashtezakonshem M. Zeqo zgjedh nje qasje tjeterfare ndaj tij kryesisht duke e parodizuar ne menyre shume fine duke e vene ne shenjestren e gjykimit artistik. Me sa duket ai eshte mjaft i ndergjegjshem se ceshtja e apokalipsit shume here eshte kuptuar si fund i kesaj bote ose si rrenim i qenies njerezore ndaj e anashkalon me nje guxim te rralle duke e perqendruar gjithe vemendjen e tij te faktori njeri nese do tia dale ta perballoje apokalipsin e shumeperfolur apo ne menyre krejt fatale e mekanike ai do ta gllaberoje ate pa ndonje veshtiresi. Pra mund te perkapet qarte se edhe perkunder atmosferes ose kercenimit apokaliptik njeriu ka gjasa qe ta rimarre veten permes nje humanizmi te ri qe kerkon vetedije e durim te madh. Per ta realizuar kete projekt te madh gjithesor me shume kujdes ka zgjedhur situata interesante e tipike qofte nga historia qofte nga aktualiteti kuptohet qe u perkasin personazheve konkrete te cilat vetvetiu ngerthejne nga nje apokalips vetjak. Ne kete menyre fatet e tyre paraqesin objektin e trajtimit thelbesor si kontekst i gjere tregimor qe vazhdimisht permbyllet me fatalitetin e pashmangshem apokaliptik ose tragjik. Bie fjala njeriu qe vdes ne mes te shkretetires pa arritur qe ti shqiptoje fjalet e gjuhes amtare te harruar historia mashtruese e Aleksandrit te rreme qe vdes llahtarisht princi Gjon Muzaka me testamentin e tij Pjeter Budi qe vdes ne ujerat e lumit Drin njeriu me patkonj Puzaovi qe nuk e shkruan dot disertacionin Jan Kukuzeli qe ka nje fund virtual princi i shenjtoreve dijetari qe e ben doreshkrimin te cilin mbreti e hedh ne lumin Dixhile murgu ZRC nga Sicilia qe vdes nga shigjetat e salacianeve Ndre Mjeda qe vdes mbi projektet e qyteteve te famshme ilire personazhet e fjalekryqeve te Babilonise etj. jane vetem disa nga fatet vetjake te personazheve te cilet krijojne nje fryme me karakter sa apokaliptik aq edhe kunderapokaliptik. Dhe pikerisht ketu qendron tendenca parodizuese e autorit si nje rrekje per ta shembur mitin e fundbotes dhe per ta ringjallur ate te perjetesise. Pra pas secilit lexim krijohet ndjesia se vdekjet dhe tragjedite nuk e shenojne fundin e kesaj bote por vetem shkeputjen fizike te njeriut qe i prin nje ideje ose nje nisme konkrete. Ta zeme rasti i mbytjes se P. Budit ne ujerat e Drinit eshte vetem nje mashtrim i kote apokaliptik sepse pas zhdukjes se ketij autori prapeseprape mbeten idete e tij te cilat nuk mund te zhbehen asnjehere perkundrazi ato jetojne edhe pas vdekjes gjer ne perjetesi. E gjithe kjo flet qarte se M. Zeqo nepermjet librit te tij Shitesit e kaosit ben deshifrimin artistik te nje ideje gjithesore e pershkon ate horizontalisht dhe vertikalisht nga brenda dhe nga jashte per ta nxjerre perpara lexuesit si nje metafore te gjalle me permasa individuale dhe kolektive. Ndonese realisht kemi te bejme me nje kuptim ironik te kaosit njerezor e shoqeror ai eshte i mjaftueshem per tu nenkuptuar si nje ze i paster humanist ne epoken globale e postmoderne.