Mark Chapman
Ne deshmine e fundit dhene para gjykatesve March Champan njeriu qe vrau nje prej muzikanteve me te medhenj te epokes sone i ndryshoi serish arsyet qe e kishin shtyre per te vrare John Lennon Nuk isha fans i tij por ai ishte nje objektiv me i arritshem per mua
Do te kisha vrare kedo. Nese nuk do te kishte qene Lennon do te kishte qene nje tjeter. Kisha ne mendje edhe te tjere si Liz Taylor Johnny Carson por zgjodha Lennon sepse ishte nje objektiv me i arritshem per mua. Keto jane fjalet e Mark Champan njeriu qe 30 vjet me pare vrau John Lennon te thena ne gjykate per te marre lirimin me kusht. Sigurisht qe rrefimet e tij nuk mund te konsiderohen shume te sakta pasi ai vete me pare kishte deklaruar se kishte pasur ne konsiderate emra te tjere akoma edhe me te rendesishem se te paret mes te cileve Jackie Obnassis nje tjeter pjesetar i grupit Beatles Paul McCartney aktori George Scott guvernatori i atehershem i ishujve Hawai George Ariyoshi madje edhe vete Presidentin Regan. E ndersa ne te kaluaren kishte deklaruar se ishte i fiksuar pas Lenonn kesaj here deklaroi se nuk kishte asnje motiv personal qe fshihej pas kesaj zgjedhjeje. Vrasja u be thjesht sepse ishte i famshem dhe se ky veprim do me kishte bere njeri te famshem. Kisha degjuar se nese vrisja Lenonn do te isha bere dikush. E ne te vertete u shnderrova ne nje vrases dhe vrasesit nuk jane njerez qe pranohen nga shoqeria. Me pak fjale nuk u bera askush. Gjykatesit e Nju Jorkut vendosen disa dite me pare qe Champan do te qendroje akoma ne burg duke i mohuar keshtu te drejten per tu liruar me kusht per te gjashten here. As kesaj here nuk i bindi. Por Champan e tregoi edhe njehere te verteten e tij mbi vrasjen e ish-pjesetarit te Beatles. Zgjedhja per te vrare Lenonn u be nga motive praktike E gjeta me lehtesi ku banonte. Shkova e pashe dhe kuptova se nuk ishte i paarritshem si te tjeret. Bleu nje pistolete dhe shkoi ne Nju Jork. Qellimi ishte te vriste Lenonn ne tetor apo nentor por humbi kohe per te gjetur plumba speciale te kalibrit 38. Kur mberrita ne Nju Jork mora ne telefon gruan time dhe duke qare i tregova se cfare doja te beja. Duke folur me te ndryshova mendim. Dashuria e saj me kishte shpetuar vendosa te kthehesha ne shtepi. U ktheva nga Hawai por pas disa javesh Champan nisi te mendoje per vrasjen. Nuk mund te ndalja. U nisa ne daten 6 dhjetor dhe ne 8 kreva vrasjen. Pasi kishte gjuajtur Lenonn Champan ne ate kohe 25 vjec u arrestua pa bere asnje rezistence. U shpall fajtor u denua per vrasje te shkalles se dyte me mundesine per te kerkuar lirimin me kusht pas 20 vjetesh. Yoko Ono gjithmone eshte shprehur negativisht per lirimin e tij dhe Chapman nuk arriti kurre ti binde gjykatesit. Para se te perfundoja ne burg duke menduar per ate qe isha edhe une do te kisha thene lereni te qendroje brenda. Por pas 30 vjetesh kam ndryshuar mendim. Kush eshte jashte ka te drejte qe mendon se une duhet te vazhdoj te qendroj akoma ne burg.
Zeri i brendshemDisa vjet me pare kanali NBC ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes transmetoi nje interviste te re te Mark Chapman ne te cilen u shpreh se vendimin per vrasjen e muzikantit e kishte marre nen shtytjen e nje zeri te brendshem Asgje dhe askush nuk do te me ndalonte tregoi. Ishte dicka e ngjashme me perkushtimin qe kishin kaloresit e bardhe kryqtaret. Isha ne shtepine time i ulur mbi tapet kembekryq me nje album te tijin ne dore. I thashe vetes Po sikur ta vras Me kujtohet se mendoja qe do te mund ta gjeja identitetin vetem ne rast se vrisja John Lennon... E dija qe kishte ardhur dita casti i duhur. Papritmas ne lsquoCentral Park West pashe nje limuzine te afrohej. E dija qe ishte ai. Pata kete ndjesi te pabesueshme. Makina e John Lennon ndali ne ane te rruges. Degjova nje ze ne koke qe me thoshte Beje Beje Beje Ndersa me kaloi prane nxora armen mora ne shenje shpinen e tij dhe terhoqa kembezen pese here. Te kuptohemi as qe me shkonte neper mend se po beja dicka mizore. Mendova se ishte dicka krejt e drejte.
Rrefimi i Yoko-sPo ktheheshim nga studioja e regjistrimit dhe i thashe Dalim te hame darke perpara se te shkojme ne shtepi Dhe John tha Jo shkojme ne shtepi se dua te shoh djalin Sean perpara se ta zere gjumi. Dukej sikur nuk donte ne asnje menyre te kthehej ne shtepi pasi djalin ta kishte zene gjumi. Nje gje e tille e shqetesonte. Keto fjale i tregon 77-vjecarja Yoko Ono bashkeshortja e John Lennon ne nje emision radiofonik i famshem ne Britani. Ajo vazhdoi duke treguar se pas te shtenave nuk kishte degjuar asnje fjale nga i shoqi. Ne rast se do te ishte gjalle sot John Lennon do te ishte 70 vjec dhe me shume gjasa do tlsquoi kishte dhuruar muzikes boterore perla te tjera te permasave te Imagine e vleresuar si kenga e shekullit nga shumica e sondazheve te kryera gjate mijevjecarit te ri. Por 30 vitet e fundit kane rrjedhur pa te pa muziken e tij pa zemerimin e tij pa fantazine e tij. Mbremjen e 8 dhjetorit te vitit 1980 u vra ne Nju Jork nga Mark Chapman i cmenduri qe pak ore me pare i kishte kerkuar tlsquoi hidhte nje autograf mbi diskun e tij te fundit te sapopublikuar Double Fantasy. E pret me pas per gjashte ore. Kur ne oren 22.40 e sheh te afrohet bashke me Yoko Ono nga e cila nuk ndahej per asnje cast dhe e qellon pas shpine. Pese te shtena per tlsquoi dhene fund makthit te tij dhe jetes se nje prej muzikanteve me te medhenj te epokes sone.