E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini beson te goli në transfertëMidis tyre dy skuadrat janë ndeshur më parë vetëm në vitin 1948, kur peqinasit kaluan më tej falë fitores 3-2. Ky është rasti i dytë që ato ndeshjen në Kupën e Shqipërisë.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Shkumbini shënoi një gol me vlerë në barazimin 1-1 me Kastriotin në Krujë në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, dhe futet në fushë me bindjen e plotë se do të jetë për herë të 10-të në çerekfinalet e kupës.  Kastrioti nga ana e tij ka qene vetem 2 here ne cerekfinale.

NDESHJA E PARË
Shqiptaro-kroati Pllumb Jusufi shënoi pa kaluar minuta e parë për Kastriotin, por Shkumbini vendosi e ekuilibrat në minutën e 12-të kur Ilirjan Çaushaj barazoi nga pika e bardhë.

KUALIFIKIMET
Midis tyre dy skuadrat janë ndeshur më parë vetëm në vitin 1948, kur peqinasit kaluan më tej falë fitores 3-2. Ky është rasti i dytë që ato ndeshjen në Kupën e Shqipërisë.

RRUGA
Shkumbini nga ana e tij eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Kastrioti eliminoi në turin e parë Sopotin (4-0, 4-1), duke shënuar 8 gola në dy ndeshje kundër librazhdasve të Kategorisë së Parë.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E PARA

GRUPI A

Kastrioti-Shkumbini 1-1
Shënues: Jusufi 1’/Çaushaj 12’ (11-m)

Numri i klikimeve - 970
  E Marte, 08 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›