E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo projekton kthimin e kapitenit Arjan Pisha

pisha-dhe-gilman-lika-frediGjergj Vyshka

Administratori Saliu: Ka ditë që po stërvitet me ne, sigurisht që do të ulemi të flasim. Gjatë kësaj periudhe janë afruar Mersini, Malasi, Lluka, Enri Tafaj, Fation Tafaj, ndërsa nuk është larguar asnjë lojtar nga sezoni i kaluar. Shpresojmë që sivjet ta lëmë pas ëndrrën e keqe të të luajturit si inferior

Dinamo e Dritan Mehmeti është duke projektuar rikthimin e kapitenit Arjan Pisha. Elbasanasi, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka luajtur me fanellën blu, me të cilën ka marrë tre tituj kampion (2001-2002, 2007-2008, 2009-2010), një Kupë të Shqipërisë (2002-2003) dhe një Superkupë të Shqipërisë (2007-2008), qe larguar mes polemikash në fundin e sezonit 2010-2011, sidomos pas ndeshjes së fazës së tretë, Flamurtari-Dinamo 6-2.

Luajti për dy sezone me Tiranën, skuadër me të cilën ka luajtur dhe më parë në sezonet 2005-2007, por sërish është kthyer te blutë. Edhe pse kjo skuadër tashmë është në Kategorinë e Parë dhe lufta e ashpër me katër-pesë skuadra të Kategorisë së Parë për tu ngjitur në Superiore, të tilla si Apolonia, Luftëtari, Tomori, Shkumbini, Elbasani, Pisha, ndoshta edhe prej fakti se ka luajtur plot nëntë sezone me Dinamon (4 i ka me Elbasanin, 4 me Tiranën), ka vendosur që të kthehet. Ndoshta dhe për ta mbyllur si blu karrierën e tij si futbollist.

Ai ka ditë që është në stërvitje, ndërsa eksperienca e tij do të mund ti shërbejë dhe punës së trajnerit Dritan Mehmeti, ndërsa pritet që të ulet të bisedojë me drejtuesit e bluve, pse jo zëvëndëspresidentin e dinamovitëve, Avni Braçe. E vërteta është se ka ditë që po stërvitet me ne.

Kuptohet që është i mirëpritur në ambientet e Dinamos. Në ditët në vazhdim ne do të diskutojmë dhe çështje të tjera, që lidhen me firmosjen e kontratës. Eksperienca e tij, unë kam bindjen se do ti shërbejë skuadrës, thotë administratori i bluve, Ismet Saliaj.

Pa firo, por dhe me afrime

E vërteta është se skuadra nuk ka pasur asnjë largim nga sezoni i kaluar. Këtë e konfirmon dhe administratori i bluve, Ismet Saliaj, që ka bërë të ditur se grupi është po ai që ka përfunduar kampionatin e Kategorisë së Parë, në sezonin 2012-2013. Nuk kemi largime dhe kjo është një plus për skuadrën. Kanë ardhur për të qenë pjesë e jona Mersini, Malasi, Lluka nga Luftëtari, Enri Tafaj nga Kamza, Fation Tafaj nga Partizani.

Dhe gradualisht grupi është duke u kompletuar, ka thënë Saliaj për Gazeta e Sportit, në një kohë që Dinamo të gjithë periudhën përgatitore, deri më tani, e ka zhvilluar në Tiranë. Jo vetëm kaq, por ka luajtur dhe tre ndeshje miqësore, teksa është mundur 0-4 nga Tirana, më pas ka fituar 2-1 me Tërbunin dhe 3-1 me Erzenin. E në përgjithësi, të gjithë janë në gjendje pune për të arritur qëllimin final, që është kthimi i 18-herë kampionëve të Shqipërisë në Kategorinë Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›