E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat zviceriane: Shqipëria po na merr talentet?

Fussball - Grasshopper Club - TSV 1860 MuenchenReagon e përditshmja Blick, në lidhje me politikën për rekrutimin e futbollistëve afër skuadrës sonë kombëtare.

Në prapaskenë gjërat janë duke funksionuar ndryshe. Përmendet prej kohësh se ka filluar një aleancë e pashkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës që është vendosur në heshtje, në mediat helvete gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë.

Rasti i Abrashit, kohë më parë, bëri që të gjitha mediat e shkruara pa përjashtim të bërtisnin për një skandal të vërtetë të Federatës Zvicerane, me arsyetimin se pse kishte lënë të lirë një futbollist të talentuar si Abrashi për tu veshur kuqezi.

Një sulm ndaj drejtuesve të futbollit helvet, por edhe ndaj Hitcfeldit, që sipas tyre nuk kishte arritur të bindte mesfushorin e Grasshoperit për të vendosur me qetësi dhe mos pranuar Shqipërinë.

E ndërsa për Vullnet Bashën skishin thënë asgjë, ashtu si edhe për Migjenin, apo Burim Kukelin, për Shkëlzen Gashin dhe Taulant Xhakën, që janë dy prurjet e fundit, sërish e përditshmja e njohur Blick, ka dalë me faktin se Shqipëria po na merr edhe dy të tjerë, duke lënë për të kuptuar se kombëtarja e Zvicrës, që nga shqiptarët mbahet, në njëfarë mënyre, nuk duhet të lërë që ti ikin talentet.

Një kritikë, apo diskutim, që ka rënë në vesh të shurdhër, pasi asnjë nga drejtuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit nuk ka reaguar në lidhje me këtë gjë. Një luftë e cila do të vazhdojë, të paktën në media elektronike, ato sociale por edhe në shkallët e stadiumit, ku panvarsisht rikthimeve, shumë prej lojtarëve zvicerianë nuk pëlqehen nga tifozët kuqezi për shkak të deklaratave të tyre në të shkuarën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›