E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo rimerr kreun Flamurtari e ndjek

Superiore

Dinamo dhe Flamurtari kane fituar ne dy ndeshjet e zhvilluara dje per javen e 6-te te Kategorise Superiore. Blute e drejtuar nga Luis Manuel Blanko mposhten me rezultatin 2-1 Elbasanin dhe me kete triumf rimarrin kreun e klasifikimit duke u ngjitur ne kuoten e 15 pikeve. Elis Bakaj ishte lojtari qe u dhuroi tri piket dinamoviteve me golat e tij ne minutat e 33-te dhe 65-te kryeqytetasit permbysen avantazhin fillestar te elbasanasve me Endri Dalipin ne te 15-ten. Ne takimin e dyte ate te luajtur ne Vlore Flamurtari shkaterroi me rezultatin 3-0 Kastriotin duke shlyer humbjen e nje jave me pare ne Durres. Lena ne te 27-ten hapi serine e golave per kuqezinjte ndersa ne pjesen e dyte shenuan edhe Ardit Shehaj 75 e Daniel Xhafaj 89. Me kete fitore Flamurtari ngjitet ne vendin e dyte me 13 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›