Pensionet ligji qe lexohet sipas deshires
Deget e kontributeve te sigurimeve bejne loje fjalesh me qytetaret ne lidhje me kontributet per sektorin rural duke injektuar besim absolut ne argumentet qe ato japin dhe veprimet qe do te kryejne. Punonjesit e ketij sektori te rendesishem i orientojne ata duke i thene se duhet te sigurohen vullnetarisht si te vetepunesuar ne bujqesi pa u kerkuar jo ne te gjitha rastet te depozitojne dokumentet e nevojshme si certifikata e pronesise se tokes ose nje kontrate per nje toke te marre me qira. Mungesa e dy dokumenteve te padepozituara ose te humbura ne rastin me te keq nga deget e sigurimeve shoqerore kane sherbyer si argument qe individit i cili paraqitet per dokumente ti deklarohet se keto kontribute jane abuzive duke shtuar keshtu rrugen e sorollatjes nga dera ne dere dhe ne fund rrezikun per te perfituar pension. Ky problem ka lindur ne te gjitha rastet ku persona te pamundur te shtrenguar per mbijetese jane paraqitur ne dyert e sigurimeve shoqerore rajonale per te kerkuar pension te reduktuar i cili perfitohet mbeshtetur ne nenin 31 te ligjit 7703 dt.11.05.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise ne moshen 62 vjec me zbritje ne vleren e pensionit 06 per qind per cdo muaj diference nga mosha ligjore per pension tabelare me moshen qe kerkohet per kete lloj pensioni. Kesaj kategorie me tej i deklarohet se ne qofte se vitet e fundit i kane me sigurim rural nuk perfiton pensionin e reduktuar 62 vjec dhe se duhet te presin moshen e daljes ne pension te plote gje qe eshte ne kundershtim me nenin 31 te ligjit te sipercituar ku ne asnje paragraf te tij nuk ka te percaktuar diferenca te tipit rural apo urban. Drejtuesit rajonale te sigurimeve harrojne misionin qe kane korrektesine ndaj kontribuuesve por mesa duket gjejne rrugen me te lehte per te kursyer duke mos u dhene pension njerezve te ndershem. Ka pasur raste te publikuara ne median e shkruar dhe audiovizive ku eshte faktuar se jane dhene pensione false. Eumlshte per tu pershendetur iniciativa e para dy viteve e drejtoreshes se Institutit te Sigurimeve Shoqerore znj. Evelina Koldashit e cila nxiti revizionimin e dosjeve te pensionisteve natyrisht per nje profesion te vecante. Brenda nje periudhe disamujore ne saj te nje pune te mire investigative u gjeten ne shkalle kombetare disa mije pensione false. Institucioni qe ajo drejton vlen per tu falenderuar per kete nisme ne lufte kunder korrupsionit dhe informalitetit. Ne gjykimin e te gjithe atyre qe e duan shtetin ligjor dhe perpiqen per konsolidimin e tij eshte e papranueshme qe disa te vazhdojne te marrin pensione qe nuk i meritojne dhe mijera te tjere te sorollaten neper zyra pa gjetur driten ne fund te tunelit. Analistet shprehen se eshte shume e mundimshme te pergatisesh nje dosje per pension duke sjelle ne vemendjen tone dhe arsyet se perse dilet ne nje konkluzion te tille. Sipas ligjit i gjithe dokumentacioni mbi vlerat e depozituara te kontributeve ne menyre vullnetare apo sigurime te detyruara jane te depozituara ne sigurime e megjithate i kerkohet pensionkerkuesit qe te plotesoje keto dokumente. Ky i fundit duhet te trokase ne institucione shteterore apo private ne firma te falimentuara apo ne prag falimentimi etj. Fare thjesht pensionkerkuesit duhet ti kerkohet libreza e punes e plotesuar si orientuese te nxirren dokumente nga arkiva dhe te behet prezent perllogaritja mbi bazen dokumentare. Kjo eshte zgjidhja ligjore ndersa sipas variantit te mesiperm i thone qe te mbjellesh dhe te mos korresh te paguash nje jete dhe ne fund me gjithe keto pengesa personit qe kerkon pension i ka mbetur vetem rruga e ryshfetit. Ne te kundert do te marre pension me shume vonese dhe me vlere shume te ulet. E njejta situate eshte edhe per pensionin e plote ku gjithmone do te kete problem ne rastin e kontributeve te perziera rural-urban fshat-qytet. Ne gjykimin e te gjithe njerezve te cilet kalojne dite te tera prane degeve te sigurimeve shoqerore ne rrethe eshte me se e nevojshme dhe dobisjellese qe pervec prezantimit ligjor se si dhe kur mund te merret nje pension te hapen rubrika te tjera me specialiste te shoqerise civile te ISSH-se dhe dikastereve te tjera qe te thuhet qarte dhe pa asnje ekuivok si mund te perfitohet cfare dokumentesh duhen qe edhe qytetaret te ndihen te mbrojtur si nga ligji ashtu edhe nga zbatuesit e tij. Eumlshte me se sinjifikative qe nje e drejte e mohuar te vendoset ne vend. Te kerkosh drejtesi dhe ti permbahesh ligjit do te thote te veprosh si qytetar europian ne te kundert anarkia dhe parregullsia do ti benin nje dem shume te madh asaj qe ne aspirojme.