Dinamo ruan kreun Flamurtari rikthehet tek fitorja

Superliga Shqiptare nga java ne jave po nxjerr gjithmone e me shume skuadrat qe do te rivalizojne kete vit per titullin kampion. Kushti ne dy ndeshjet e zhvilluara dje ne dy qytet qe kete fund sezoni presin te festojne skuadrat vendase nuk kane zhgenjyer duke marre tri piket. Ne Qemal Stafa Dinamo kampionia ne fuqi kryesuese e Superliges ka pritur Elbasanin. Nje sfide e zhvilluar e forte dhe me rivalitet te madh per faktin se verdheblute erdhen ne kryeqytet per te befasuar kritiket. Verdheblute kane qene te paret qe kane kaluar ne epersi ne minuten e 15-te me ane te Endri Dalipit. Por vetem kaq pasi kampionet e vendit ne fuqi kane reaguar duke vendosur baraspeshen ne fushen e blerte me ane te sulmuesit te tyre te spikatur Elis Bakaj ne minuten e 33-te. Me kete rezultat te barabarte u mbyllen 45 minutat e para te lojes nderkohe qe fraksioni i dyte i ketij takimi ka qene po aq i bukur sa edhe i pari. Verdheblute u paraqiten shume kembengules me kundersulmet e tyre duke e vene disa here ne veshtiresi portierin dinamovit Hoxha Isli Hidi edhe pse eshte ftuar ne kombetare ka qene serish ne stol. Madje ne dy-tri raste miqte humben shanse te arta per te realizuar gola te tjere. Nga ana tjeter blute vertetuan me se miri ate thenie qe shkon aq shume ne futboll Po nuk shenove do ta pesosh. Ky eshte ligji i pashkruar i kesaj loje qe e ka provuar ne kurriz edhe Elbasani ne javen e 6-te te kampionatit sepse eshte ndeshkuar serish nga Elis Bakaj qe ka shenuar ne minuten e 65-te nga nje goditje prej rreth 30 metrash duke befasuar portierin mik Llani. Keshtu fitorja u shkoi kampioneve. Ekipi i Blankos mori dje 3 pike te tjera duke ruajtur keshtu kreun e tabeles. Nga ana tjeter krahas ndeshjes se kryeqytetit eshte zhvilluar edhe nje ndeshje tjeter e vlefshme per javen e gjashte te Superliges Shqiptare. Ne Vlore Flamurtari vendas priti skuadren e Kastriotit. Edhe ne kete takim kane triumfuar kuqezinjte e drejtuar nga Gugash Magani. Skuadra vlonjate mori nje fitore te paster 3-0 perballe nje kundershtari mjaft te forte ne mbrojte. Keshtu skuadra e Flamurtarit iu rikthye trepikeshit pas humbjes se javes se shkuar ne Durres. 3 gola te shenuar ne te dyja pjeset e lojes kane treguar supremacine e Flamurtarit ne kete sfide por edhe ambiciet e tij ne kete kampionat. Ne minuten e 27-te ka qene Lena ai qe ka realizuar golin e pare te ndeshjes duke i kaluar te tijte ne epersi. Me kete rezultat 1-0 perfundojne 45 minutat e para te ndeshjes nderkohe qe pjesa e dyte sjell ne jete edhe dy gola te tjere per vlonjateet. Keshtu ne minuten e 75-te eshte Shehaj qe dyfishon epersine kuqezi per te vulosur gjithcka ne minuten e 89-te Daniel Xhafaj me golin e tij.
Kategoria Superiore Java 6
Te enjten 30.9.2010
Laci-Bylis 3-1
Te premten 1.10
Flamurtari-Kastrioti 3-0
Dinamo-Elbasani 2-1
Te shtunen 2.10
Besa-Vllaznia
Teuta-Shkumbini
Te dielen 3.10
Skenderbeu-Tirana