Giampietri U soll shume mire me mua nuk mund te refuzoja

Pas golit te trete personal i katerti per Interin Samuel Etoo u gezua ne nje menyre krejt ndryshe nga cjemi mesuar ta shohim. Lojtari nga Kameruni i vodhi aparatin nje fotografi dhe nxori ne cast shoket e tij qe ne ate moment iu afruan per te festuar. Tri dite pas ketij episodi eshte vete Paolo Giampietri qe shpjegoi situaten e vecante qe kaloi ate mbremje. Veterani i famshem i agjencise Richiardi shpjegoi arsyet se perse nuk i tha jo lojtarit me te paguar ne Serine A.
Xhentil
Une isha fotografi i fundit prane flamurit te kendit - tregoi Giampietri- dhe ne ato caste po nderroja objektivin 400 me ate 70/200 pasi Etoo ishte shume prane. Une dhe Samueli u kuptuam menjehere. Ai me xhentilese te madhe ma beri me shenje nese mund te me merrte aparatin fotografik. Une si interist a mund te refuzoja nje oferte te tille
Bomber... dhe fotograf i shkelqyer
Me pas fotografi 49-vjecar tregoi aftesite e Etoose si fotograf. Samuel eshte njeri nga bomberat me te forte por edhe si fotograf nuk eshte keq. Ai u ka bere rreth 5-6 fotografi shokeve te tij jo shume te keqija. E them kete pasi ne sfond duket se si eshte ndezur stadiumi... Veterani i agjencise Richiardi ne ato momente nuk ka punuar aspak dhe tregon se gjithcka eshte e vertete. Etoo kerkonte te zbavitej dhe e beri kete gje ne menyren me te sjellshme te mundshme. Me pas ai me falenderoi dhe kur me dha aparatin fotografik secili filloi te bente punen e vet.