E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet Kuzhe FSHF ne kerkim te pasardhesit

Mjeket pas deklaratave te para kane dhene lajme sa te mira po aq negative per sa i perket fatit te kombetares shqiptare dhe trajnerit te saj Josip Kuzhe. Lajmi i mire eshte se gjendja shendetesore e kroatit eshte duke u permiresuar tekniku flet dhe nuk ka humbuar kujtesen ndersa lajmi negativ eshte se trajneri jo vetem qe nuk do te jete ne stolin kuqezi per dy takimet e radhes por mund ti duhen rreth 6 muaj per tu riaftesuar plotesisht kohe kjo qe nuk u shkon per shtat drejtuesve te futbollit shqiptare te cilet qe dje duket se kane filluar te kerkojne pasardhesin e kroatit.

Meket

Mjeku neurokirurg i Spitalit Amerikan te Tiranes Fatos Olldashi qe ka asistuar trajnerin kuqezi Josip Kuzhe pas nje konsulte te bere edhe me profesorin e neurokirurgjise shqiptare Mentor Petrela ka sqaruar se tekniku kroat do te mbahet nen kontroll te rrepte ndersa dergimi apo jo jashte vendit do te varet nga ai vete apo nga familjaret e tij. Mjeku neurokirurg konfirmoi dje ne nje konference per shtyp te improvizuar ne oborrin e Spitalit Amerikan ne Tirane se kroati 57-vjecar nuk mund ta drejtoje dot skuadren ne dy ndeshjet e aferme kualifikuese me Bosnje-Hercegovinen dhe Bjellorusine vendimtare per fatet e Shqiperise ne Euro 2012. Sipas tij nje gje e tille eshte e pamundur nderkohe qe Kuzhe ende nuk e ka kaluar rrezikun per jeten megjithese situata e tij dukej drejt permiresimit.

Duka Kuzhe se drejton dot kombetaren keto dy ndeshje

Lajmin per mosgatishmerine e trajnerit Kuzhe per dy ndeshjet e radhes me Bosnje-Bjellorusine dhe Bjellorusine e ka dhene edhe presidenti i FSHF-se Armand Duka. Pasi eshte konsultuar edhe me mjeket qe po merren me trajtimin shendetesor te semundjes se trajnerit Kuzhe Duka ka pohuar per mediat Eumlshte e sigurt se Kuzhe nuk mund ta drejtoje kombetaren ne dy ndeshjet e radhes. Kjo si pasoje e hemorragjise cerebrale qe ka pesuar te enjten. Mjeket e perjashtojne cdo mundesi edhe ne rastin me te mire qe Kuzhe te perballoje drejtimin e ketyre dy ndeshjeve nga stoli. Megjithate Duka nuk ka dashur te flase per ndonje zevendesues duke konsideruar si paresore ne kete situate jeten e vete trajnerit kuqezi.

Pasardhesi

Kohet e riaftesimit te trajnerit duket se jane te gjata prandaj edhe zerat ne FSHF qe flasin per nje trajner te ri kuqezi sa vijne dhe shtohen. Keshtu organi me i larte futbollistik shqiptar FSHF duket se do ti duhet te mendoje me seriozitet nje emer te ri qe mund te drejtoje pankinen kuqezi per keto eliminatore ndoshta deri ne riaftesim te plote te Josip Kuzhese ndoshta pergjithmone. Gjithsesi dy ndeshjet e radhes jane shume prane dhe me aq sa kuptohet drejtimin e kuqezinjve do ta marre zevendesi Mustedanagic.

Zv. trajneri dhe precedentet

Ndihmesi i trajnerit Josip Kuzhe kroati Xhemal Mustedanagic do te drejtoje kombetaren ne dy ndeshjet zyrtare te radhes ato kunder Bosnje-Hercegovines 8 tetor ne Tirane dhe Bjellorusise 12 tetor Minsk. Lajmi u konfirmua nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka. Xhemal Mustedanagic ka drejtuar skuadra te nivelit te dyte qysh nga viti 1987 dhe ne karrieren e tij jane Akademia e Futbollit te Dinamos se Zagrebit ekipi i dyte i Zagrebit dhe kombetarja kroate U-19. 55-vjecari Mustedanagic eshte ofruar nga vete Kuzheja ne stafin e ngushte te tij dhe eshte marre kryesisht per pergatitjen fizike te lojtareve te kombetares. Gjate eliminatoreve te Kampionatit Evropian 2008 kur ish-trajneri Oto Baric pati marre nje te ftohur te forte pas nje udhetimi me makine nga Vjena ne Zagreb zevendesi i tij Slavko Kovacic drejtoi me sukses kombetaren ne barazimet 0-0 kunder Sllovenise dhe pergatiti edhe barazimin 0-0 kunder Bullgarise. Slakvo Kovacic duke pasur edhe ndihmen e asistentit shqiptar te Oto Baricit Shpetim Duros drejtoi Shqiperine ne humbjet 4-2 me Bjellorusine ne Tirane dhe 6-1 me Rumanine ne Bukuresht per shkak se Oto Baric ishte i pezulluar dy ndeshje nga UEFA pasi Maximale u largua nga bankina nga gjyqtari austriak gjate ndeshjes Shqiperi-Bullgari.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›