E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo sunon "Beselidhjen"me Vllaznine

Java e dytë e Superligës ofron ballafaqime interesante, ku më të rëndësishmit janë Vllaznia-Dinamo (të shtunën) dhe Teuta-Besa (të dielën). Kampionia në fuqi, Tirana synon fitoren e parë, ndërsa Partizani në Lezhë dhe Flamurtari në Vlorë kërkojnë të marrin pikët e dyta të plota.
VLLAZNIA(7)- DINAMO(1)
Ndeshja e luksit do të zhvillohet në ndricimin e projektorëve. Shkodranët shpresojnë në mbështetjen e lojtarit të 12-të, tifozerisë kuqeblu, për të ndalur një makinë golash si Dinamo, që mbërrin si kryesuese pas rezultatit të bujshëm ndaj Besëlidhjes (4-0). Vllaznia synon fitoren e parë në kampionat. Sulmuesi blu, Plaku, ka kujtimet më të bukura nga "Loro Borici", kur me dy golat e tij i dha fitoren ish-ekipit të tij, Apolonisë. Në dyshim te Dinamo janë tre lojtarë, Allmuca, Moha dhe Mile. Në të vetmin takim të sezonit të kaluar të luajtur në Shkodër, Vllaznia fitoi pastër 3-0, rezultat që provokoi atëherë edhe shkarkimin e Sejdinit.

VLLAZNIA-DINAMO, 19:30
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
Gjyqtarë: L.Jemini, S.Avdo-E.Bicaku
Bilanci: 117 ndeshje, 33 fitore Vllaznia, 39 barazime, 45 fitore Dinamo. Golat: 114-156

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›