Tirana, Shkumbini mund te heqe Staroven

Rekordmenia e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen e parë para tifozerisë së saj kundër Shkumbinit, me objektivin e vetëm fitoren, për të harruar me shpejtësi jo vetëm premierën zhgënjyese me Flamurtarin, por dhe për të dhënë sinjalin e qartë se nuk ekziston krizë në shtëpinë e Tiranës. Peqinasit, të cilët në harkun e shtatë ditëve vijnë sërish në kryeqytet pas humbjes me Partizanin (2-1), do të kenë në formacionin fillestar dy ish-lojtarë të bardhebluve: mbrojtësin Rezart Dabulla dhe mesfushorin shkatërrues, Saimir Patushi. Shkumbini ka shkaktuar jo pak surpriza në "Selman Stërmasi" me barazimet 4-4 dhe 2-2.
TIRANA-SHKUMBINI, 16:30
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Gjyqtarë: Sh.Guce, E.Doda-I.Shima)
Bilanci: 33 ndeshje; 25 fitore Tirana, 6 barazime, 2 fitore Shkumbini. Golat: 69-28