Stojku, zyrtarisht i Shkumbinit

Merkato shqiptare mund të habisë të gjithë me të papriturat e saj. Gjëra që nuk ndodhin askund tjetër në asnjë vend të botës. Një lojtar mund të firmosë me dy skuadra njëhersh (Elbasani e Shkumbini), të luajë për njërën (me Elbasanin) në javën e parë dhe të zyrtarizohet përfundimisht nga java e dytë e Superligës, si i Shkumbinit. Lajmi është zyrtar dhe kjo pohohet nga Sektori i Garave të FSHF-së. Stojku, i cili pati ditët e fundit edhe një konflikt të hapur me tifozerinë verdheblu gjatë një ndeshje kontrolli, i dha fund aventurës me ekipin e qytetit të tij.