E Shtunë, 31 Tetor 2026

DinamokatastrofeFlamurtari nis shkeputjen

TIRANE-Flamurtari ka nisur shkeputjen ne krye te Superliges pas triumfit 3-1 ndaj skuadres kampione ne fuqi Dinamos. Ashtu si ne fazen e pare vlonjatet kane ditur te mposhtin nje ekip te mbushur me yje fale grintes se tyre dhe nje Daniel Xhafaj qe po perjeton nje rini te dyte. Takimi i djeshem ishte nje perballje mes dy prej skuadrave me te mira te kampionatit por ne fund kane qene vendasit ata qe kane festuar. Per Dinamon nderkohe ishte humbja e dyte radhazi pas asaj te pesuar javen e shkuar ne Korce dhe tashme kampionet ne fuqi e shohin veten ne vend te trete ne renditje. Persa i perket ndeshjes ajo nisi menjehere me gol per Flamurtarin me autor Bajevskin. Dinamo ka qene inekzistente ne fushen e lojes sidomos ne pjesen e pare. Ne fundin e saj Daniel Xhafaj realizoi nje supergol duke goditur fluturimthi nga kufiri i 16 metrave dhe duke mposhtur portierin Alban Hoxha. Skuadrat shkuan me kete rezultat ne dhomat e zhveshjes nderkohe qe pjesa e dyte eshte karakterizuar nga shume nderhyrje te renda nga te dy krahet. Pas cerek ore loje Xhafaj gjeti edhe golin e trete per Flamurtarin duke cuar ne delir tifozerine vendase. Dinamo nderkohe u kujtua shume vone te luante duke realizuar edhe golin e vetem me nje goditje denimi te Elis Bakajt. Megjithe perpjekjet e bluve per te rihapur ndeshjen Flamurtari u tregua shume i kujdesshem ne administrimin e rezultatit. Nderkohe ne takimin tjeter te luajtur dje Teuta eshte mundur 1-0 nga Laci fale nje goli te shenuar nga Marashi. Sfida nuk ka dhuruar shume emocione ndersa vendasit jane ngjitur ne kuoten e 17 pikeve duke vene nen presion Tiranen dhe Vllaznine. Nderkohe java e 12-te do te mbyllet sot me ndeshjen qe do te zhvillohet ne Kruje mes Kastriotit dhe Shkumbinit.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›