Kievo zhyt ne krize Interin Eto imiton goditjen e Zidan
ROME-Interi ka pesuar humbjen e dyte radhazi ne kampionat duke u zhytur ne nje krize te plote rezultatesh. Pas disfates ne derbi zikalterit jane mundur edhe dje ne fushen e Kievos duke koleksionuar nje humbje 2-1. Ka qene nje ndeshje e luajtur ne menyren me te keqe nga skuadra e Benitez qe tashme e sheh veten 9 pike larg Milanit ne renditjen e Serise A. Ndeshja e djeshme ishte nje konfirmim i asaj cfare ka ndodhur ne javet e fundit kur kampionet e Italise dhe te Evropes jane gjendur shpesh ne disavantazh dhe me pas e kane patur te pamundur te permbysin shifrat. Persa i perket takimit ai nisi me nje rast te arte te Goran Pandev por maqedonasi pasi shmangu edhe portierin Sorrentino goditi ne menyre te habitshme shtyllen. Minuta e 29-te solli momentin kulminant te ndeshjes. Nje kros nga e djathta pa shume pretendime dhe Santon harron Pelizier qe godet fuqishem me koke duke mposhtur Kastelacin. Ndeshja me pas u be teper e veshtire per Interin nderkohe qe Kievo ka qene vrasese ne kundersulm. Ne pjesen e dyte pak gjera ndryshuan ndersa Benitez hodhi ne fushe edhe dy lojtare te panjohur si Oaka dhe Alibek te cilet ashtu si pjesa tjeter e skuadres kane stonuar. 8 minuta para fundit Moskardeli vulosi fitoren duke shtyre ne rrjete nje top te ardhur nga e majta qe prapavija e Interit e nenvleresoi shume. Samuel Eto shenoi golin e vetem per zikalterit ne minuten e dyte shtese por me pas nuk pati me kohe per asgje. Humbja e djeshme e rrezikon jo pak poziten e Rafa Benitez te cilit i duhet te beje kthesen ne ndeshjen me Tventen diten e merkure perndryshe largimi eshte i sigurt.
Eto si Zidan
Perpos rezultatit ndeshja Kievo-Inter dhuroi edhe nje moment shume negativ. Ne minuten e 38-te te pjeses se pare Samuel Eto goditi me koke Cesar ne lojen pa top duke u kujtuar te gjitheve episodin mes Zidan dhe Materacit ne finale e Boterorit 2006 ne Berlin. Goditja e kamerunasit nuk u pa nga treshja e arbitravedhe ai shpetoi pa karton porn e fakt pamjet televizive treguan qarte se ajo ishte nje gjest shume i rende. Per sulmuesin zikalter pritet nje pezullim i gjate cka do te thote nje problem me shume per Benitez.
Ndeshjet
Ne takimet e tjera te zhvilluara dje Juventusi ka arritur te triumfoje 2-0 ne fushen e veshtire te Xhenoas. Bardhezinjte kane dominuar nga minuta e pare ne te fundit duke marre 3 pike te arta qe i ngjisin ata ne vendin e trete. Ishte Marcizio ai qe hapi serine e golave por me bashkepunimin edhe te portierit Eduardo nje nga me te dobtit ne fushen e lojes. Me pas Milos Krasic shenoi edhe golin e dyte ku serish nuk mungoi nje gabim i portierit te kombetares portugeze. Ne pjesen e dyte Xhenoa u mundua te rihapte ndeshjen por e ka patur te pamundur. Nderkohe ne takimet e tjera spikat barazimi 1-1 mes Parmes dhe Lacios. Ne Tardini eshte luajtur nje ndeshje e barabarte madje vendasit kane patur me shume shanse per te fituar por nuk kane arritur. Hernan Krespo shenoi ne minuten e 23-te per Parmen ndersa ne fundin e pjeses se pare barazoi Serxhio Flokari. Fitore e rendesishme edhe per Sampdorian qe mundi 3-2 ne transferte Lecen. Dorianet kryesuan 2-0 ne pjesen e pare por vendasit barazuan ne fundin e te dytes perpara se Pacini te shenonte golin e trete personal per kete takim.
d.b/BalkanWeb