Dinho “Topin e Artë”, Neymar “Këpucën e Artë”

Pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Brazilian të futbollit, Federata ka shpërblyer më të mirët e vitit. Skuadra më e mirë është shpallur skuadra kampione Fluminense.
Lojtari më i mirë i kampionatit është shpallur Ronaldinho duke fituar çmimin si “Topi i Artë”. Golashënuesi më i mirë është shpallur sulmuesi Fred, ndërsa “Këpuca e Artë i ka takuar yllit të Santosit, Neymar pas që kishte mesataren më të madhe të golave në kampionat.
Portieri më i mirë i kampionatit është shpallur ish portieri i Liverpoolit, anëtari i Fluminenses Diego Cavalieri.
Ky është formacioni i vitit:
Diego Cavalieri; Marcos Rocha, Leonardo Silva, Réver e Carlinhos; Paulinho, Ralf, Zé Roberto e Ronaldinho Gaúcho; Lucas e Fred./Indeksonline/