E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Berisha, Rama, mos luani me statusin politik

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, gjatë takimit “Miqtë e Evropës”, i ka bërë thirrje dy krerëve të partive kryesore në Shqipëri që të mos bëjnë lojëra politike sa i takon plotësimit të kushteve për marrë statusin kandidat.

"Mbeten ende edhe 3 çështje të pazgjidhura dhe është interesante të thuhet se ato nuk kanë të bëjnë vetëm me angazhimin për të përmbushur masën kritike në fushat përkatëse, por ato kërkojnë bashkëpunimin dhe përfshirjen e të dyja palëve, si të mazhorancës ashtu edhe opozitës. Unë shpresoj shumë se në këtë stad, partitë politike nuk do të bëjnë lojëra politike, shkruan Shekulli.

Shpresoj gjithashtu që qeveria të tregohet e hapur ndaj shqetësimeve të opozitës dhe po ashtu edhe opozita të mos e lidhë axhendën evropiane me probleme të tjera, edhe pse ato mund të jenë shumë të rëndësishme. Sepse këto janë probleme, në fund të fundit, bëjnë që të krijohen pengesa te tjera për Shqipërinë. Dhe është për të ardhur keq të shohësh që ky vend, që festoi 100-vjetorin, nuk ia doli dot të ngjitej këtë vit në shkallën e vendit kandidat", është shprehur Fule./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›