E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinjiteti i gjembaceve

Nje artiste qe debuton ne skenen e artit ne Shqiperi ne moshen 40-vjecare. Nje model durimi dhe modestie mbi nje motiv te thjeshte gjembacesh.


Lulet e thara qe Entela i pikturon ne oret e nates jane nje kerkim sublim i te bukures ne nje bote steriotipesh

Perfeksion nuk do te thote vetem definicion formal por me teper dashuri e skajshme per natyren e sidomos per ate pjese te saj qe konsiderohet e pavlere dhe e harruar here-here deri ne anateme apo perbuzje. Keto shkurre jane te bukura edhe pse morfologjia e tyre ne trajten e veshjes jo mikpritese duket se te largon.


Dinjiteti i tyre meriton vemendje per ti perkthyer apo riparaqitur me dashurine dhe vemendjen hulumtive leonardeske. Natyra eshte monument dhe rivitalizimi e ridimensionimi i saj eshte pjese e hipereales sone.


Koncepti i vepres Perfeksion me te cilen Entela Kasemi u prezantua ne Onufri 2010. Pune e vitit 2010 vaj dhe laps 135x63 cm. shte debutim ne nje skene shqiptare te artit pamor i Entela Kasemit 40 vjec.


Objekt eshte nje lloj gjembi qe rritet ne kanale ane rruges. Objekt i pikturimit nuk eshte paraqitja ne menyre te persosur e formes se kesaj luleje te eger e cila thahet dhe shume shpejt kthehet ne shkurre mosha e saj permenante.


Objekti i perfeksionit ne kete rast bart nje kundershti qe lidhet me vetedijen qe ka njeriu i zakonshem per te bukuren eshte pa arome pa ngjyre pa stine nuk demonstron nuk merret lehte ne dore nuk eshte i rendomte per poetet as per piktoret. Nuk eshte megjithate e anasjellta e Kuazimodos.


Teksti qe shoqeron punen Perfeksion dhe qe flet per pikturen si per poezine eshte shkruar nga nje skulptor Ilmi Kasemi bashkeshorti i Enteles. Duket qe e ai e njeh mire punen e saj. Sepse ka 13 qe shikon te shoqen te pikturoje dhe vizatoje shkurre.


Edhe pa ate tekst vepra qe pame te ekspozuar per nje muaj e gjysme ne Galerine Kombetare te Arteve eshte nje ikje shume domethenese nga arti retinal nderkohe qe eshte i larte rreziku ta marresh per te tille.


Familja Kasemi qe jetoi ne emigrim per afro dhjete ne Itali eshte kthyer ne Tirane. Gruaja ka gati tani ekspoziten personale nje cikel gjembacesh hipereale.


Entela puna jote vec ndjesive te con te nje ceshtje e vjeter arti si pasqyre apo riprodhim i natyres. Si fillim donim te dinim arsyen e prezantimit ne Onufri 2010 me nje pikture nje gjembac i thare skulptural i quajtur Perfeksion.


Sepse Perfeksion i pergjigjej me shume tekstit kuratorial sepse terheq me shume vemendjen kur e sheh ne kete gjendje te thate sepse jam une vete dhe me sa di nuk ka njeri tjeter qe i ben per momentin lulet e thata.

Po thua se eshte nje objekt yti

Kam vite qe e bej kete lloj luleje 13 vjet kete dhe kaktuset.

te lidh me te


Nje dite ne vitet 1990-91 duke udhetuar rruges Durres-Tirane kam ndaluar dhe i kam marre ne shtepi per zbukurim sepse nuk i doja lulet artificiale qe dolen atekohe. Atehere vendosa ti vizatoj kete dhe nje lloj tjeter gjembaci me me shume gjemba. Nga vizatimi kalova ne pikture. Kam prej vitit 1995-97 qe i realizoj.


Sa ke realizuar


Te te them me qindra Shumezoi pastaj per gjemba i bien me mijera. Gjate emigrimit ne Itali kam realizuar shume njerezit i kerkonin keto dhe kaktuset me nje lloj luleje qe del nje here ne vit.

E celur apo e thate cilen nga gjendjet e bimes ndjen me afer


E thata me qendron me besnike sepse nuk me prishet asnjehere. Kurse me natyralen une duhet te jem shume e shpejt gjate pikturimit sepse ajo vyshket dhe me iken.


Ti ne poziten e piktorit flet per procesin e paster te pikturimit ndersa shikuesi shpesh ndalet tek leximi dhe perjetimi i objektit te historia qe ngjall ai.

Gjate procesit te punes e kam fjalen. Gjembaci i thate eshte me besnik.


shte edhe me afer konceptit te perfeksionit


shte aq perfekt sa une dua gjithmone ta arrij por se arrij dot kurre sepse eshte natyre dhe pikerisht per kete se arrij dot.


Emri i sakte cili eshte


Disa i thone shkurre kurse ne gjuhen popullore i thone lule gomari sepse i hane kafshet tamam gomeret. Mua me pelqejne sepse bejne nje pune ushqejne ate kafshe pune qe eshte me e rendesishme ne fshat. Por gjembace jane gjembace uji.


E permenda qe jane perfekt majat e tyre jane perfekte. Qe ti vizatosh nuk te lejojne as te levizesh as te shtosh. Jane misterioze jane shume te nderthurura.


Pak a shume i kam qendruar besnike dhe sfondit qe eshte ne natyre. shte grija ne oker e tokes e ngrohte dhe ajo jeshile qe e jep pranvera. Tani celin ne mars-prill rrine pak natyral. Ne rruge i gjen te thata te zeza.


Ti do te riprodhosh ne menyre besnike ate qe eshte ne natyre e megjithate kjo nuk eshte natyra.
Ate qe punoj une kerkoj ta kem afer.


Nuk dua te merrem me problemet sociale ne pikturen time. I rri larg mjedisit kur behet fjale per njerezit dhe problemet. Gjithmone kam zgjedhur kete lloj pikture. Piktura ime eshte me shume studim. Pak shtoj tjeter gje eshte kompozimi qe e krijoj nga fillimi por i qendroj asaj qe shoh objektit studim vizatim edhe ngjyra pothuajse sic eshte ne natyre.


fare do te thuash me nuk shton sepse e gjithe kjo pune je ti. Kjo eshte shtesa gjeja e arritur gjeja e fituar.


Si te thuash nuk me pelqen transformimi modernizimi i asaj qe shoh. Une bej thjesht ate qe shoh zberthej mire ate qe shoh. Dikush do thoshte oh po kjo eshte lule e zeze. Nje tjeter mund ta shohe vetem te erret sepse ashtu duken kur i sheh. Po ta keqyresh me vemendje si une kane shume ngjyre brenda.


Shkarkoj shume te kjo pune. Tani qe pohoj kete nuk do doja qe te ma perkthejne Entela eshte si gjembat. Kur ulem te punoj ia shkarkoj gjithcka penelave dhe lapsit. Punoj naten dhe ne ate qetesi si duket atehere fillojme e flasim...


Kjo lule eshte bere enkas per Onufrin dhe kam mbyllur nje cikel. Tani po merrem vetem me pjesen e poshtme te lules vetem me gjembat. Them qe kete pjese ta zhvilloj duke ecur.


Ku do te shkosh me kete anatomi qe ben ti

Per te treguar qe duhet studiuar qe duhet bere natyra. Ky eshte gjithe qellimi im.


Duhet bere natyra


Mos te idealizohet mos te behet permendesh. Une nuk kerkoj shume. Kerkoj thjesht te bej natyren ta bejne dhe tjeret se e kane harruar. Kur them te tjeret e nis nga femijet e mi.


fare kupton me natyre dhe me kthim te dinjitetit te natyres

Jetesoren. Me kuptoni nuk po them qe piktoret ti rrine strikt modelit por le ti rikthehen njehere ne kaq vite modelit.


shte aq perfekt saqe ne momentin qe mendon se e ke arritur ai te le. Faktikisht asnjehere se kam bere kete lule permendesh por puna eshte se une i kthehem dhe me duket e pambaruar.


Qellimi im eshte qe njerezit ta njohin ate qe kane bukurine dhe vleren e asaj qe mund ta hedhin neser.


Per tia rritur duhet dashuria hulumtive leonardeske


Dashuria hulumtive leonardeske eshte menyra e te punuarit ne te gjithe pjeset. Jane lule qe kane shume frakture. Gjethja eshte e vrazhde ndonjehere me e vrazhde se sa vete gjembi.


Punimi me laps dhe me ngjyre te jep me shume kenaqesi. E kam provuar dhe me bojera vaji ka nje moment qe te velet. Duhet te jesh kurajoze ta gerryesh ta pastrosh ta rinisesh... pastaj nuk te jep deshiren ti kthehesh te nesermen.


Po flas per nje lloj menyre me lengje me laps i hedh lengun e vajit te linit dhe e punoj me majen e lapsit gjithmone me maj te mprehur me dhjete lapsa qe te qendroje e fresket. Ka dhe nje gje qe e punoj si afreskun me pjese me dhjete centimetra. Keshtu qe nje lule behet me nje muaj pune. shte me shume djerse. Pa kater ore pune ne darke...


Entela per ty dime vetem qe ke lindur me 1971 ne Durres.
Une prinderit nuk i kam pasur piktore dhe nuk jam rritur me pikturen. Ka qene mesuesi i vizatimit qe me terhoqi vemendjen drejt piktures kur pa se kisha realizuar nje akuarel. Pastaj ndoqa Liceun ne Durres kam mesuar me Gavril Priftulin.


Cilet kane qene profesoret e tu ne Akademine e Arteve


Ne Akademi kam punuar me pedagoget Gazmend Leka Jorgji Gjikopulli Bashkim Ahmeti dhe Bujar Asllani. Kam bere shkollen dhe femijet njeheresh. Ne ate kohe sa shpertheu arti filluan katroret trekendeshat te erretat.

Ti i hyre kesaj pune


Skam bere asnjehere art modern. Une dua qe kur ta shohin nje veper arti te qendrojne dhe mundesisht edhe te afrohen. Kete kam per qellim.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›