Prifti Ndjese paste LSI

Dritan Prifti shpjegon bashkimin me Opoziten e Bashkuar luften e re politike per te arritur tek zgjedhjet e parakohshme dhe grushtin e shtetit Nuk behen pucet me stilolapsa apo stilografe. Pucet behen me arme zjarri. Faktet tregojne qe armet i kishte Garda dhe Policia
Dritan Prifti ka shpjeguar dje bashkimin me Opoziten duke e cilesuar si nje levizje te natyrshme per vete situaten e krijuar. Duke pohuar se ka pasur oferta nga mazhoranca per te qendruar me te Prifti tha se sot eshte koha e opozites e cila duhet te luftoje paqesisht per zgjedhjet e parakohshme. Ai komentoi edhe ate qe kryeministri e quan puc shteti duke thene se puci u krye nga Policia dhe Garda jo nga protestuesit.
Duke e cilesuar kryeministrin Berisha dhe aleatin e tij Ilir Meta si njerez qe pengojne zhvillimin pozitiv te ketij vendi Prifti tha Kush kerkon nje Shqiperi te lire qe zhvillohet dhe pasurohet per te gjithe shqiptaret duhet te mbeshtese opoziten. Ai pranoi dje edhe ekzistencen e videove te tjera te korrupsionit qeveritar por shprehu shqetesimin per punen e Prokurorise Nese ajo Prokuroria do te punoje e pavarur une do te bashkepunoj me materiale te tjera.
Zoti Prifti ju sot iu bashkuat zyrtarisht Opozites se Bashkuar. Perse ne kete moment kur edhe lufta politike dhe situata jane teper te tensionuara
Une sot u ftova nga Opozita e Bashkuar per tju bashkuar asaj dhe ju pergjigja fteses pozitivisht. Kam dale me vullnetin tim te lire ne opozite pavaresisht se rehatin mund ta kisha te rrija ne mazhorance ku ofertat nuk kane munguar dhe pas largimit si minister.
Une nuk e shoh pozicionin tim politik si nje strehe rehatie. Politika behet me e bukur kur ka debat kur ka ngjarje kur ka tensione. Politikanet nese nuk dine te menaxhojne krizat nuk duhet te merren me politike.
Tashme qe jeni pjese zyrtare e opozites ne gjykimin tuaj si duhet te vazhdoje lufta politike
Lufta duhet te vazhdoje paqesisht deri ne arritjen e qellimit politik zgjedhjet e parakohshme. Opozita ka me shume se gjysmen e popullit me vete dhe duhet te dije ta menaxhoje situaten ne ate menyre qe te realizoje vullnetin e popullit per zgjedhje te reja. Populli do ndryshim. Berisha dhe Meta nuk perfaqesojne per askend ne kete vend ndryshimin pozitiv.
Si ju duket opozita sot
Opozita sot eshte me shumice ne popull. Pushteti kete e di dhe prandaj kerkon te menjanoje zgjedhjet e reja. Kush kerkon nje Shqiperi te lire qe zhvillohet dhe pasurohet per te gjithe shqiptaret duhet te mbeshtese opoziten. Opozita sot eshte me e forte se disa jave me pare shume me e forte se ne qershor 2009. Po te behen sot zgjedhje te reja opozita fiton 80 vende ne Parlament.
Kryeministri Berisha akuzon kedo qe eshte pjese e opozites si pucist. Si ndiheni sot mes grupit te pucisteve
Nuk behen pucet me stilolapsa apo stilografe. Pucet behen me arme zjarri. Faktet tregojne qe armet i kishte Garda dhe Policia.
Nuk besoj se ka njeri te arsyeshem qe beson se opozita ka bere puc ne Shqiperi. Opozitaret qe takova une sot ne tavoline ishin me paqesore se paqja vete. Shqetesimi i tyre ishte qe cdo gje ne te ardhmen te vazhdoje te jete paqesore dhe te mos lejoheshin elemente qeveritare te infiltruar te prishnin paqen opozitare.
Sot shtate vjet pas themelimit te LSI-se pjesa me e madhe e themeluesve ju Pellumb Xhufi Zabit Brokaj Fatos Klosi Ndre Legisi etj. jane larguar nga kjo parti dhe i jane bashkuar opozites.
fare ndodhi si mund te shpjegohet kjo situate
Une them te mos merremi me ata qe nuk ekzistojne me politikisht. Ndjese paste LSI.
Levizjet tuaja gjate viteve te fundit kane treguar se i jeni bashkuar asaj force politike qe ka ardhur ne pushtet. Kjo mund te konsiderohet si nje etje per pushtet apo cfare
Ka nje ndryshim te madh ne kete qe pretendoni ju Une kam ndikuar qe ato forca politike te vijne ne pushtet dhe nuk i kam gjetur ne pushtet. Ne asnje rast nuk e kam gjetur gati pushtetin. Edhe ne kete rast do te kontribuoj qe opozita te vije ne pushtet. Kam besim se kjo opozite do te vije ne pushtet brenda ketij viti.
Populli po vuan shume. Disa dite me pare isha ne nje vdekje dhe familja ishte aq e varfer sa nuk kishte mundesi ti qeraste njerezit qe vinin per ngushellim as me kafe. Popullit nuk i ka mbetur asgje tjeter per te humbur. E vetmja shprese mbetet te mbeshtese opoziten per nje ndryshim te madh.
Kohet e fundit po flitet gjithnje e me shume per video te tjera qe mund te publikohen nga ju. Si eshte e verteta
do gje varet nga Prokuroria. Nese ajo do te punoje e pavarur une do te bashkepunoj me materiale te tjera. Nese JO une nuk kam arsye qe te rrezikoj kot.
Levizja opozitare e Dritan Priftit
Bashkimi i Dritan Priftit me opoziten diten e djeshme nuk ishte nje levizje e papritur per njerezit qe ndjekin politiken ne Shqiperi. Pozicionimi i qarte i tij ne radhet e opozites eshte vene re shume muaj me pare menjehere pasi ai u largua nga posti i ministrit te Ekonomise. Per pak jave Prifti qendroi pezull madje duke zhvilluar takime me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e partise se tij Ilir Meta.
Por me pas ai vendosi largimin nga partia dhe pozicionimin e qarte ne opozite me mazhorancen ne pushtet. Ish-ministri qendroi gjate ne pozicionin e opozitarit me qeverine por jo te anetarit te opozites zyrtare.
Publikimi prej tij i video-skandalit te zv.kryeministrit Ilir Meta ishte xholi qe e riktheu opoziten ne gare. Largimi i Ilir Metes nga qeveria kriza e besimit ndaj mazhorances korrupsioni qeveritar dhe per me teper varferia sollen me shume se 100 mije njerez ne shesh me 21 janar.
Shtate vjet LSI
Shtate vjet me pare Ilir Meta Dritan Prifti Pellumb Xhufi Zabit Brokaj Fatos Klosi Ndre Legisi etj. u larguan nga qeveria e korruptuar e Fatos Nanos per te krijuar nje levizje te re partine Levizja Socialiste per Integrim. Shume socialiste te lodhur dhe te pashprese nga qeverisja e asaj kohe iu bashkuan levizjes se re me shpresen se do te ishin e majta e vertete.
largimi i tyre dhe mendjemadhesia e Fatos Nanos beri qe ne zgjedhjet e ardhshme 3 korrik 2005 Partia Socialiste te humbte rreth 20 deputete vetem prej LSI-se dhe te pakenaqurve brenda partise se tij.
Nga korriku 2005 e deri me 29 qershor 2009 LSI u pozicionua ne krahun me radikal te opozites shqiptare duke kerkuar protesta e gjithcka tjeter per rrezimin e Sali Berishes. Ne ate kohe LSI konsiderohej me katolike sesa Papa me e majte sesa e majta shqiptare. Nje dite me pas gjithcka ndryshoi. Kerkesat e LSI-se per largimin e Berishes pushuan dhe javen qe pasoi zgjedhjet LSI deklaroi zyrtarisht krijimin e nje koalicioni me Partine Demokratike.
Kjo levizje solli carjen e pare. Pellumb Xhufi Zabit Brokaj Fatos Klosi Ndre Legisi e disa figura te tjera u larguan nga LSI-ja. Ata deklaruan se nuk shpinin djathtas votat e majta qe u kishte dhene elektorati. Duke mos pranuar koalicionin ata deklaruan publikisht se nuk do te ishin me pjese e LSI-se. Reagimi i partise ishte Iku pjesa e keqe e LSI-se.
Nje vit me vone ishte radha e Dritan Priftit qe te largohej nga LSI-ja dhe koalicioni qeveritar. Kete here reagimi i partise ishte Iku pjesa e korruptuar.
Disa muaj me pas u publikua videoskandali i Ilir Metes. Reagimi i partise ishte imkat po tentojne te rrezojne qeverine.
Sot shtate vjet me pas nga grupi qe themeloi LSI-ne ka mbetur vetem Ilir Meta.