E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humor anglez me Shqiperine

Shqiperia eshte nje vend i bukur ku boset e mafias duhet te ngasin makina Mercedes Benz. Rruget mungojne dhe ne vend te vijave te bardha qe ndajne korsite perdoren shkembinj te vegjel.


Policia nuk do te mund te kapte asnje here grabitesit e bankave nese do ti ndiqte me Shevroletet e saj te vegjel... Ky eshte perkufizimi qe britaniket e Top Gear kane bere per vendin tone pasi xhiruan nje seri speciale ne Shqiperi. Emisioni eshte transmetuar mbremjen e se dieles ne BBC 2 dhe ka korrur shume sukses ne te gjithe Britanine.


Emisioni ka nisur me nje leter qe Top Gear i ishte derguar nga nje bos i mafias shqiptare i quajtur Normanski Ataesi. Ai pyeste drejtuesit e emisionit si nje bos i mafias qe ishte ai duhet te kishte nje Rolls Royce Ghost nje Mercedes apo nje Bently.


Tre drejtuesit e Top Gear vijne ne vendin tone me traget nga Korfuzi dhe pamjet qe shfaqen ne TV jane rruget e fshatrave te Sarandes ku shpesh here makinat duhet te ndalojne per ti hapur rruge tufave te deleve dhe dhive.


Drejtuesit e Top Gear bejne humor per shqiptimin e fjaleve makine dhe pjeshke ne shqip car dhe peach. Madje me ironi ata keshillojne njeri-tjetrin qe te mos i perdorin asnje here keto fjale ne vendin tone.


Pamjet tregojne Mercedesin e fundit qe ngulet ne balten dhe gropat e rrugeve shqiptare ndersa nje tjeter makine le targen ne nje prej gureve qe ndajne korsite. Ne nje tjeter rast Top Gear tallet me trapin qe perdoret ende ne vendin tone per te kaluar nga nje ane e lumit ne tjetren.

Mes shume peripecish ata shkojne deri ne Vlore ku per te provuar makinat duhet te vjedhin nje banke. Asnje nga makinat e policise nuk mundi tiu afrohet atyre te grabitesve ne nje rruge qe shpesh here nderpritej nga makina qe dilnin nga rrugica te vogla apo trafiku i Vlores. Shkaku i thjeshte Makinat e policise shqiptare kane motor te vogel dhe nuk jane aspak te shpejta.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›