E Shtunë, 31 Tetor 2026

DioGuardi: Arrestimet e shqiptarëve, vepra të koordinuara

Shkup- Arrestimin e shqiptarëve në Shkup dhe në Luginën e Preshevës, kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), Joe DioGuardi i ka cilësuar veprime ultranacionaliste dhe me qëllime kompromentuese.

Sipas tij këto akte janë sekenarë të koordinuar, dhe shqiptarët në luginën e Preshevës dhe Maqedoni po përballen me tortura makabre

Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi kanë hapur skenarë top sekrete dhe të përpunuara mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë tërë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtarë. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument tërë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, lobisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan Joe Dioguardi.

Më tej ai ka thënë se LQSHA së shpejti do të bëjë publike para opinionit dhe administratës amerikane në Uashington një Rezolutë Politike për Kongresin dhe Senatin Amerikan, për të hedhur dritë për orët vrastare serbo-maqedonase, që siç thuhet synojnë destabilizimin e Ballkanit dhe pengesa të tjera për shtetbërjen e Kosovës.

Gjithashtu ai u ka kërkuar edhe subjekteve politike shqiptare që të reagojnë dhe të luftojnë diskriminimin e popullit të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›