Shërimi ekonomik i SHBA-ve, ngadalësim gjatë Prillit
SHBA- Ekonomia amerikane ka krijuar 115 mijë vende pune gjatë muajit Prill dhe është më pak se analistët kishin pritur. Megjithatë shkalla e papunësisë nga 8.2% që ishte në muajin Mars ra në 8.1%, ka bërë të ditur departamenti amerikan i Punës.
Punësimi është rritur për tetë muajt e fundit por norma e papunësisë po qendron e fiksuar rreth 8%-shit që prej vitit 2009. Këto shifra kanë ndikuar edhe në performancen e ekonomisë amerikane në tregjet botërore që është shoqeruar më rënie pikësh.
Ndërkohë që çmimi i naftës ka vijuar të bjerë, me naftën e papërpunuar më 100 dollarë për fuçi, një shqetësim rreth fuqisë së ekonomisë më të madhe në botë ekziston.
Presidenti Obama tha se do t’i bëjë thirrje Kongresit javen e ardhshme për të zbatuar ‘ide të përbashkëta’ për të përshpejtuar rritjene e vendeve të punës. Duke folur për të dhënat e fundit ai tha: ‘Ne duhet të bëjmë më shumë nëse duam të sherohemi nga punët e humbura në recension’.
Mësohet se gjatë periudhes së Prillit vende pune janë krijuar në sektorin e biznesit, shitjes me pakicë dhe kujdesit shëndetësor, por kishte humbje në sektorin e transportit. Në Mars u krijuan 154 mijë vende pune kundrejt rreth 120 mijëve vendeve në Prill. Rezerva Federale pret që rritja ekonomike të jetë mes 2.4% dhe 2.9% për vitin 2012, me një papunësi në shifrat 7.8% dhe 8%.
D.Bilbili/IDEA/