E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria Shqiptare: Dënoni me votë terrorin policesk të Beogradit

Tiranë- Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit.

Ka qënë kjo deklarata e qeverisë shqiptare e bërë publike nga zyra për shtyp e Këshillit të Ministrave, ku thuhet se qeveria dënon ashpër arrestimet në Preshëve nga policia serbe ndaj shqiptarëve.

Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike. Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre’- thuhet në deklaratën e Këshillit të Ministrave.

Më herët edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi arrestimet e tetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke nënvizuar se veprime të tilla prishin bashkëjetesen ndëretnike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›