E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia rrënoi buxhetin, 298 milionë lekë u dhanë vetëm për lobimin

2500aldo20bumci20shqipniaMinistria e Jashtme ka lëshuar dorën duke bërë shpenzime marramendëse sa i përket çështjes së lobimit.

E përditshmja Shekulli raporton se janë në total 298 milionë lekë që janë dhënë vetëm për lobim.

Në auditimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme rezulton se një pjesë e fondeve janë përdorur për të paguar aderimin e vendit tonë në organizata qofshin ato politike apo kulturore.

Në total shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Jashtme  janë 2.195.268.000 lekë ose pothuajse dyfish më të larta se një vit më parë kur Shqipëria shpenzoi 1.18 miliard lekë.

Një fakt që bie në sy është se nga fondi total, pjesa dërrmuese e tij është parashikuar për tu përdorur për mbështetje diplomatike jashtë shtetit.

1.797.573.000 lekë është fondi i posaçëm vetëm për këtë qëllim.

Dyfishimi i fondeve nga qeveria për diplomacinë tonë në një vit elektoral, rrit ndjeshëm dyshimet se këtë shuma të jenë përdorur për përmirësimin e imazhit të qeverisë në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, shkruhet në gazetën Shekulli.

Vetëm për aktivitet diplomatike dhe shërbimin konsullor, nga 248.675.000 lekë të projektuara për gjithë vitin, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë janë shpenzuar 116.694.000 lekë.

Për rritjen e profilit të Shqipërisë në OSBE janë shpenzuar 5 milion lekë të reja, ndërsa për rritjen në këshillin e Europës 4.2 milionë lekë vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Audituesit e brendshëm të Ministrisë së Jashtme kanë arritur në përfundimin se vetëm për gjashtëmujorin ne parë të këtij viti, diplomacia shqiptare ka paguar për zhvillimin  e dialogut politik 6.5 milionë lekë, për zbatimin e detyrimeve me MSA-së për çështjet e politikës së jashtme 3.5 milionë lekë.

Vetëm për pjesëmarrjen aktive në NATO janë paguar 6.5 milionë lekë, ndërsa për lobime janë paguar 9.5 milionë lekë./A.XH

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›