E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet me dy plumba biznesmeni i ndërtimit. Ishte dënuar në Itali për trafik droge

policia-sirenaaaKrimi nuk njeh të ndalur. Një biznesmen ndërtimi është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Plarent Cani u qëllua me dy plumba pranë sektorit Teuta në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 minuta.

Dy persona me motor i kanë zënë pritë viktimës dhe e kanë ekzekutuar në vendin që njihet si Rrota e Kuqe.

Viktima mësohet se po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit.

I plagosuri është dërguar menjëherë nga punonjësit e tij në reanimacionin e spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Bluzat e bardha e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë jetën e 40 vjeçarit për pasojë se 2 plumbat i kishin prekur organet jetësore.

Mësohet se Cani ishte dënuar me 14 vite burg nga një gjykatë në Itali si pjesë e një grupi që trafikonte narkotikë.

Me 23 vite burg është dënuar kreu i këtij grupi kriminal, Artur Vaqo nga Vlora.

Artur Vaqo ishte akuzuar në 2006 nga antidroga e Barit për krijim, zhvillim dhe drejtim të një organizatë kriminale ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 persona.

Organizata kriminale ishte krijuar në 1998 dhe kishte vepruar deri në vitin 2006, ku janë arrestuar anëtarët dhe më pas dënuar nga gjykata./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›