E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten me mbi 18 eksportet per periudhen janar-korrik

Për kompanitë tona eksportuese ky është një vit i mbarë. Në tregun europian ka rifilluar të rritet konsumi, ndërsa shumë tregtarë shqiptarë zbuluan tregje të reja.
Sipas të dhënave doganore, gjatë periudhës janar-korrik u eksportuan 142 miliardë lekë mallra, ose 18% më tepër se në shtatë muajt e parë të vitit 2012.
Kjo rritje është meritë e eksportit të naftës bruto dhe energjisë elektrike, ndërsa industria e tekstile-këpucëve filloi rimëkëmbjen.
Deficiti i tregtisë me jashtë këtë periudhë u zvogëlua me rënien e importeve 5%. Kjo erdhi më së shumti, nga ulja e importit të naftës dhe energjisë, vlera e të cilave u reduktua 21% krahasuar me vjet.
Sipas shifrave zyrtare, gati 70% të tregtisë e zhvillojmë me BE-në dhe dy partnerët tanë kryesorë mbeten Italia e Greqia, tregje që e kanë uljur ndjeshëm konsumin vitet e fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›