E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia shqiptare dhe Presheva

e Merkure 30 Janar 20131104 am

pMENTOR NAZARKOp
pReagimet e shtetit shqiptar per ngjarjet ne Presheve shenuan thyerjen me te rendesishme te sjelljes thuajse tradicionale te politikes se jashtme konstruktive ne keto 15 vitet e fundit Aq e vertete eshte kjo sa Diplomacia perendimore menjehere pas kerkeses se Kryeministrit Berisha per rishikimin e marredhenieve me Serbine organizoi nje takim me dyer te mbyllura me ministrin e Jashtem Panariti Nuk ka dale ndonje deklarate rreth kerkesave perendimore ndaj Diplomacise shqiptare ne ate takim por dicka mund te kuptohet Vecanerisht nese shikon emeruesin e perbashket te qendrimit publik perendimor ndaj kesaj teme perfshi dhe takimin e djeshem te ambasadorit Arvizu me AK-ne atehere eshte e lehte te perceptohet qortimi kolektiv i percjelle ne kete takim Flitet madje dhe per nje leter te Diplomacise amerikane ku Kryeministrit i kerkohet me force ndalimi i retorikes apo akteve qe perkeqesojne marredheniet rajonalebr
Po a kishte te drejte Diplomacia shqiptare faktori shqiptar ne sjelljen e vet ndaj heqjes se lapidarit ne Preshevebr
Per te ndertuar nje vleresim te drejte rreth kesaj sjelljeje vete heqja e lapidarit duhet pare e lidhur me ngjarje te tjera me sjellje te tjera te kesaj diplomacie me pare te koordinimit ose jo te kesaj sjelljeje me faktore te tjere politike dhe duhet kuptuar logjika e saj Thjesht duhet analizuar ne hapesire dhe ne kohebr
Reagimi pare ne kontekstin hapesinorbr
Se pari ndaj heqjes se lapidarit u vu re nje mungese teresore e koordinimit mes faktorit shqiptar ne pergjithesi perfshi dhe Diplomacine udhehequr nga Kryeministri Ndryshe nuk ka si shpjegohen sinjalet kunderthenese brendashqiptare forcimi i retorikes antiserbe nga ana e Shqiperise kritika e zotit Thaci per mungese rezistence nga faktori shqiptar i Presheves dhe mungesa e vigjilences e ketij faktori zvogeluar per shkak te negociatave me serbet per ta zhvendosur lapidarin gjetke Me nje fjale duke ditur qe kishte negociata pse u perdor retorika e forte Per te prishur negociatat ne Bruksel Per te ngritur tensionin Kujt i duhej tensioni Pse Kryeministri Berisha nuk i eshte pergjigjur thirrjes qe i ka ardhur nga Shqiperia dhe nga Kosova nga dy subjekte politike per te organizuar nje tryeze mbarekombetare politike ku te koordinohet qendrimi ndaj Presheves apo ndaj zhvillimeve te ndryshme qe prekin shqiptaret Pse retorika e forte rajonale sndiqet ne terren nga ndonje veprim kushedi sa i forte hiq shtyrjen e vizites se ministrit Tavo dhe kjo ndodh pikerisht kur Shqiperia ka sherre te forta te brendshme politike Pse zgjidhet reagim i forte ndaj nje ngjarjeje me karakter simbolik si kjo e lapidarit dhe ka munguar teresisht denoncimi koherent i vazhdueshem per statusin e kesaj pakice shqiptare ne Jug te Serbise per diskriminimin jo vetem ekonomik te shqiptareve qe kane te ardhura 7 here me te uleta se mesatarja e Republikes serbe Pse Shqiperia nuk e ka koordinuar me pare me Kosoven qendrimin qe duhet mbajtur ndaj Presheves me sakte kush prej tyre do te luaje rolin paternalist ndaj saj Ky moment hapesinor nuk eshte krejt i parendesishem Kryeministri serb ne reagimet e veta ka bere diversion disa here me kete mungese koordinimi kur tha se ne protestat e Presheves nuk pa flamuj kosovare por vetem te Shqiperise kur tha se duhet te kishte folur me kohe me Shqiperine per ndarjen e Kosoves dhe kur tha se homologu i vet Thaci asnjehere nuk ia kishte ngritur ne Bruksel ceshtjen e Presheves si kunderpeshe per Mitrovicen Nese do te kishte nje koordinim midis Shqiperise dhe Kosoves mbase Kosova do duhej ta luante rolin kujdestar per Presheven Keshtu ne Bruksel do kishte me shume argumente ne dore per te frenuar modifikimin e statusit legal te Veriut pertej planit Ahtisaribr
Konteksti kohorbr
Se dyti ky reagim ngjan se injoron teresisht kontekstin ne te cilin ndodhi largimi i lapidarit Me saktesisht lidhjen mes heqjes se lapidarit dhe negociatave shqiptaro-serbe ne Bruksel Kush i ka ndjekur me vemendje zhvillimet lidhur me lapidarin ka pare se Kryeministri serb Dacic prej kohesh kishte zgjedhur daten 17 janar si diten kur do merrte fund ultimatumi per largimin e tij Kjo date qartesisht lidhej me takimin e tij te radhes me Thacin Duhet thene se ne keto negociata tashme politike Kosova ka fituar disa pike pozitive Ne daten 17 janar apo ne vigjilje te saj Serbia pranoi zyrtarisht terheqjen nga Veriu ne formen ekzistuese te institucioneve paralele ne shume sektore Kjo eshte fitore e Kosoves megjithese procesi do te jete i gjate dhe ndikimi serb ne Veri veshtire se do ndalet ndonjehere Sa per shembull nderhyrja e Greqise ne Himaren e Shqiperise teresisht sovrane qe ska fare ngjashmeri me Mitrovicen eshte shume e forte por Himara seshte bere problem nderkombetar Pak para dates 17 Kryeministri serb filloi te flase per mundesine qe Serbia te pranonte anetaresimin e Kosoves ne OKB megjithese te lidhur me ndonje leshim eventual ne favor te Serbise 8211 dicka e paimagjinueshme me pare Edhe kjo eshte nje fitore e rendesishme e Kosoves megjithese fitorja reale do jete kur Kosova te anetaresohet perfundimisht ne OKB Dhe me ne fund Presidenti Nikolic perfaqesuesi i politikes se ashper serbe po ben ate qe nuk guxonte Presidenti liberal Tadic po takon homologen e vet kosovare Jahjaga Te gjithe e dine se prej ketij takimi nuk pritet dicka reale pervec permases simbolike Serbia takohet me Kosoven ne kushte pariteti institucional E pra ne kushtet kur Serbia po ben leshime kaq te medha me siguri nen presionin e forte perendimor asaj i duhej nje akt i forte ne Presheve qe te terhiqte vemendjen e opinionit publik te brendshem ta kenaqte ate me nje akt trimerie sic ishte largimi i lapidarit Serbise i duhej dhe retorika e ashper qe perdori Ekzekutivi serb per rebelimin shqiptar ne ate krahine duke e krahasuar me Al Kaeden Ky balancim i dobesise ne Bruksel me trimerine ne Presheve ngjan se eshte shpjegimi per mirekuptimin perendimor per kete akt te Serbise Nderkohe paradoksalisht reagimi i forte shqiptar vetem per rastin e lapidarit i sherbeu trimerimit te Ekzekutivit serb para popullit te vet ja e shikoni sdesha ta dija per gjithe shqiptaret Por kjo seshte kurrgje ne raport me pasojat e tjerabr
Permbledhjebr
Nepermjet ketij shikimi as shprehet kurrfare tolerimi per veprimin serb Perkundrazi Kerkohet qe Shqiperia shqiptaret te jene me te forte ne kohen e duhur perballe Serbise Me nje fjale  Shqiperia apo Kosova do te duhej ta kishin ngritur zerin me kohe per statusin e shqiptareve ne Jug te Serbise per diskriminimin e tyre ekonomik kulturor arsimor cka ben qe shqiptaret ne Lugine te kene potencialin me te larte emigrues ne Europe Nese nuk e kane ngritur zerin shume kohe me pare cfare fituan nese e ngriten ate pa kurrfare rezultati pozitiv sic ishte rasti i lapidarit Krijimin e preteksteve dhe shtysave emocionale mes shqiptareve ne spiralen e dhunes mbi varrezat dhe monumentet serbe ne Kosove dicka qe i ve shqiptaret ne nje drite teresisht negative perballe botes fare kuptimi ka ky reagim i ashper aktual i Shqiperise ndaj Serbise kur me kete qeveri me kete Kryeminister Serbia ka perparuar aq shume ne ekonomine tone ne sektore te tille si energjetika tregtia me shumice ajo e dritherave e armeve etjbr
Krejt per fund Kosova ka hyre ne nje cikel negociatash me Serbine te cilat dhe pa u quajtur te ngjashme me ato midis dy Gjermanive mund ta kene perfundimin te njejte Jo me Traktat paqeje sic kerkon dikush ne Prishtine apo me njohjen eksplicite te Kosoves nga Serbia por me pranimin e heshtur nga Serbia te anetaresimit te Kosoves ne OKB Ky eshte objektivi me i rendesishem strategjik i Kosoves respektivisht interesi yne kombetar me i rendesishem te cilin ne nuk mund ta arrijme pa mirekuptimin me Perendimin Ky objektiv nuk arrihet nga forcimi i retorikes per gjoja bashkimin e shqiptareve por perkundrazi me shprehjen e forte te subjektivitetit nderkombetar te Kosoves sot Ja keto ishin arsyet ne kohe dhe ne hapesire pse gjithcka beri diplomacia e Kryeministrit tone rreth Presheves ishte teresisht e gabuar Shkurt nuk ishte e konsultuar me Perendimin sic tregojne kritikat e ambasadoreve ndaj Shqiperise ndikon negativisht ne procesin e negociatave serbo-shqiptare ne Bruksel duke ngurtesuar qendrimin serb krijon probleme ne imazhin e Shqiperise dhe ritmet e integrimit te saj ne BE dhe ngadaleson arritjen e objektivit aktual te Kosoves-anetaresimin ne OKBp

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›