Diplomatët e BE-së, mbledhje për krizën shqiptare
Në axhendën e mbledhjes së Këshillit të Jashtëm që do të mbahet më 14 qershor në Luksemburg, theksohet, se për Shqipërinë, këshilli do të diskutojë për situatën politike në sfond të përpjekjeve lehtësuese të nismës së ndërmarrë nga krerët e dy grupeve parlamentare të PPE-së dhe PSE-së, Daul dhe Schulz, të cilët janë mbështetur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Katerin Ashton dhe komisioneri Fule.
Këshilli pritet të diskutojë dhe të mirëpresë rezultatet e takimit të nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, më 2 qershor nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Spanjës, Moratinos.
Gjithashtu, ai bën thirrje për një angazhim të palëvizshëm të BE-së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në linjën e axhendës së Selanikut.
Axhenda e vënë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së i ka hedhur poshtë deklarimet e një pjese të përfaqësuesve të Tiranës zyrtare, të cilat sinjalet nga BE i kanë komentuar si “qëndrime personale”.