Zapatero kërkon qëndrim të fortë të përbashkët për Gazan
Hose Luis Rodriguez Zapatero, pas një takimi me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas konfirmoi se ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, do t'i propozojë, të hënën Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së që Bashkimi Evropian të shprehet qartë në favor të dhënies fund të bllokadës së Rripit të Gazës dhe që çdo veprim politik dhe diplomatik të ndërmerret për këtë qëllim.
"Shpresojmë që me përpjekjet e presidentit amerikan Barak Obama do të mund të fillojmë në një kohë të arsyeshme një fazë bisedimesh dhe dialogu të drejtpërdrejtë mes izraelitëve dhe palestinezëve", deklaroi Zapatero.