E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron do të luftojë për anëtarësimin e Turqisë në BE

"Kur mendoj se çfarë ka bërë Turqia për të mbrojtur Evropën si aleat i NATO-s dhe çfarë po bën aktualisht ajo në Afganistan përkrah aleatëve evropianë, më pushton zemërimi kur konstatoj që përpjekjet tuaja drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të dekurajohen ashtu siç ka ndodhur", deklaroi Kameron gjatë një fjalimi të mbajtur përpara biznesmenëve në Ankara.

Kameron theksoi se është gabim të mendohet që Turqia mund të bëjë roje përpara kampit, pa u lejuar të hyjë në tendë. “Unë do të vazhdoj të jem avokati juaj më i vendosur për një anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për një influencë më të madhe në tryezën e diplomacisë evropiane", siguroi Kameron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›