E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomati Moore takon deputetin Blushi: Zhgënjim për mosvotimin e tre ligjeve

06-12-2012 / Gazeta 55

Nismëtari i Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste Ben Blushi është një referencë konstante për administratën amerikane. Si shumë zyrtare të lartë të departamentit të shtetit, që kanë vizituar vendin tonë pas vitit 2009, edhe Drejtori i zyrës për Europën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Jonathan Moore nuk ka munguar në një takim me deputetin e Partisë Socialiste, Ben Blushi. Ata janë takuar ambientet e hotel Rogner, në një takim të përbashkët gjatë paradites së sotme. Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar për bisedën, por burime të brendshme bëjnë të ditur se zyrtari i lartë amerikan shprehu zhgënjimin për mosvotimin e 3 ligjeve të nevojshme për statusin e vendit kandidat nga opozita. Mësohet se Moore ka kërkuar votimin e këtyre 3 ligjeve ashtu si edhe një ditë më parë në takimin me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Ramën. Që pas zgjedhjeve të vitit 2009 thuajse të gjithë zyrtarët e lartë amerikanë që mbërrijnë në vendin tonë nuk e humbin rastin të takohen me Ben Blushin. Pas humbjes së zgjedhjeve në 2009 nga Partia Socialiste, Blushi u angazhua intensivisht në Lëvizjen për Mendimin Ndryshe për të ndryshuar lidershipin socialist.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›