“Rama përjashton mendimin ndryshe në Partinë Socialiste me metoda terrori”

Flet Kastriot Islami, ish-deputet i Partisë Socialiste
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Kastriot Islami ka deklaruar se Edi Rama ushtron terror brenda PS me veprime antidemokratike. Në një prononcim për mediat ish-deputeti socialist Islami, “Rama nuk duron dot mendimin ndryshe, ndaj kërkonte të bënte një kurban me rastin tim për t’iu treguar të tjerëve se mund të përjashtohen”, deklaroi deputeti Islami. Sipas tij, në Partinë Socialiste nuk demokraci të brendshme as në forumet vendimmarrëse, duke argumentuar se “për këtë arsye deputeti Andis Harasani u largua, ndërsa deputetit Arben Malaj iu bë një gjyq popullor apo reagimin e Ilir Gjonin në Asamble”. Ndërsa theksoi edhe njëherë se, “Rama përjashton mendimin ndryshe në Partinë Socialiste me metoda terrori”. Përjashtimin e tij nga partia Socialiste, Kastriot Islami e quajti “vendim i ardhur si inat personal i Edi Ramës”. Më pas deputeti Islami, nënvizoi se do të jetë në politikë, por nuk specifikoi se në cilën listë do të kandidojë, duke thënë se do të ketë një vendimmarrje. Gjithashtu deputeti Islami vuri në dukje mesazhi BE i theksuar edhe ka komisionari Stefan Fyle, “janë kushtet ku kërkohet bashkërenditje mes maxhorancës dhe opozitës në parlamentin. Ndërsa kushtet e tjera specifike lokale. Marrja e statusit do të jetë e përputhur me interesat e shqiptarëve”. Ndër të tjera, deputeti Islami theksoi se deri më datë 20 nëntor ishte optimist për marrjes e statusit, por mos përmbushjes e tre kushteve, ashtu siç po e thekson Fyle dhe Jonathan Moore, se “janë të zhgënjyer për bllokimin e procesit të integrimit. Kastriot Islami vlerësoi se “Rama po ndjek një politikë bllokuese për integrimin me kushte që sjanë të Bashkimit Europian”. Ndërsa për votimin e dekretit të presidentit Nishani të zotit Adriatik Llalla si Kryeprokuror të Përgjithshëm është një persona i përshtatshëm për këtë post, duke nënkuptuar se do të votonte “pro” këtij dekreti në parlamenti asht siç kanë deklarua dhe shumë deputetë të opozitës kundër vendimit politik të Partisë Socialiste.