Diplomati i huaj ankohet tek Avokati i Popullit, për lokalet e natës në ish-Bllok

Tiranë, 30 korrik NOA Update Tek Avokati i Popullit, kanë paraqitur ankesë banorë të Rrugës Dëshmorët e 4 Shkurtit në ish-Bllok, përfshirë dhe një diplomat i trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.
Me anë të ankesës, ata parashtrojnë shqetësimin dhe pretendimin e tyre lidhur me mosndërhyrjen e strukturave përgjegjëse pranë Bashkisë Tiranë, sa i përket zhurmave të shkaktuara nga ushtrimi i aktivitetit të lokaleve në këtë zonë, sidomos gjatë natës.
Kështu, pas diplomatit francez i cili kishte konstatuar mungesën e sinjalistikave në rrugë, një tjetër diplomat i trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ka shfaqur shqetësim për kryeqytetin kësaj herë për zhurmat e shkaktuara nga lokalet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, gjatë thuajse gjithë natës.
Sipas Institucionit të Avokatit të Popullit ankesa e ardhur pak ditë më parë, vjen pak pas inspektimit për të konstatuar mungesën e sinjalistikave në rrugë të cilat janë edhe burim aksidentesh dhe paralelisht ka hetuar një tjetër ankesë të një trupi diplomatik të akredituar në Tiranë.
Konkretisht, ankuesit shprehen se ushtrimi i aktivitetit të bareve deri në orët e vona të natës, e sidomos në fundjavë, ku volumi i muzikës ngrihet jashtë çdo norme, bën të pamundur qëndrimin normal në apartamentet respektive, për shkak të ndotjes së lartë akustike.
Gjatë inspektimit të zhvilluar personalisht nga Avokati i Popullit dhe njërit prej ekspertëve të institucionit, në orën 24.00 të datës 28.07.2009, u konstatua se në baret Buda, Baroque, etj., muzika ishte e ngritur në nivele shqetësuese si për kalimtarët e sidomos për banorët e apartamenteve sipër dhe rrotull këtyre bareve.
Gjithashtu u konstatua se në një distancë fare të shkurtër nga këto bare qëndronte e parkuar makina me targë TR 8109 R, me dy inspektorë të Policisë Bashkiake, të cilët mund të ndërhynin për normalizimin e kësaj situate.
Në të tilla kushte, ankuesit shprehen se duke mos gjetur një zgjidhje ligjore të kësaj çështje, kanë kërkuar ndihmën e Insitucionit të Avokatit të Popullit me qëllim ndërmjetësimin pranë jush për gjetjen e një zgjidhje të këtij problemi.
"Për nevojat e shqyrtimit të mëtejshëm të kësaj ankese nga institucioni i Avokatit të Popullit, lutemi të na përcillni me një informacion të hollësishëm, nëse jeni vënë në dijeni të kësaj situate të shkaktuar nga ushtrimi i aktivitetit të lokaleve në këtë zonë, nëse është ndërmarrë ndonjë masë ligjore nga ana juaj për rregullimin e kësaj situate".
"Gjithashtu kërkojmë të informohemi së pari nëse këto biznese janë të pajisura me lejen përkatëse për ushtrimin 24 orë të aktivitetit, si dhe cili është roli dhe detyra e Policisë Bashkiake në këto raste bëri të ditur institucioni i Avokatit të Popullit"", thuhet në përfundim të rekomandimit që Avokati i Popullit i ka dërguar sot, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama duke i kërkuar që të marrë menjëherë masat.
k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit
Lajm tjetër i ditës që lidhet me argumentin:
Avokati i Popullit rekomandon Drejtorinë e Rrugëve: Ja akset pa sinjalistika
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")