Tiranë/ Zhvillohet konferenca për pajtimin ndërkombëtar
Në ambientet e Akademisë së Shkencave u zhvillua konferenca më temën "Raport i ekspeditës 100 ditore të Misionarëve të Pajtimit", që përfshin respektivisht periudhën 20 mars-30 qershor 2009-të. E ndërsa në sallë merrnin pjesë delegatët nga çdo krahinë e Shqipërisë, po ashtu edhe përfaqësues të Komisionit Europian për Shqipërinë. Gjin Marku, i cili është edhe kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, mbajti fjalën hapëse të këtij aktiviteti.
Në datën 20 mars të këtij viti, vetë Doris Pak, e cila është edhe kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian, e ka mbështetur fuqimisht këtë organizatë, e cila pajton hasmëritë mes shqiptarëve. Gjakmarrja dhe hasmëria në Shqipëri, janë në nivele shumë të larta dhe kjo organizatë ka ndikuar sadopak në pajtimin e gjaqeve mes familjeve nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.