Denoncimi: Babai më mbylli në Psikiatri që të mos falem si mysliman

Tiranë, 30 Korrik NOA Një denoncim i rrallë ka mbërritur në Gjykatën e Rrethit Tiranë por drama bëhet e dhimbshme kur mësohet se një qytetari i është shkatërruar jeta për hir të ndalimit të ushtrimit të fesë.
Daut Laze, 32 vjeçar nga Tirana, ndonëse në gjendje optimale mendore, është mbyllur në spitalin Psikiatrik (nr 5) në QSUT, nga vetë i ati i tij, sipas kallëzimit penal, pas ushtrimit të presionit të pasuksesshëm nga babai, që të mos falet sikundër kërkohet nga feja Islame.
Viktimë e kësaj dhune psikologjike, Daut Laze, baba i dy fëmijëve, është detyruar të qëndrojë gjatë i mbyllur në psikiatri.
Por sikundër pohon, nuk vuan nga kurrfarë sëmundjeje mendore, duke theksuar se kjo ishte një dhuratë aspak e këndshme e të atit.
Për më tepër, babai denoncohet se ka arritur të marrë me falsifikime një raport mjekësor që e shpall të sëmurë mendor të birin dhe sipas 32 vjeçarit, kjo është bërë me një qëllim: Ta ndalojë që të respektojë ritet myslimane.
Kallëzimin penal e ka përgatitur avokati mbrojtës i Daut Lazes, Idajet Beqiri. Sikundër shihni dhe faksimilen në foton qendrore, denoncohen dhe mjekët për tortura.
Avokati Idajet Beqiri, pohon se kallëzimi padit penalisht Hysen Lazen, i ati i Dautit, si dhe mjekun e Spitalit Neuropsikiatrik Tiranë, por edhe drejtues të Komisariatit të Policisë Nr.6, Kombinat, Tirane, pasi në mënyrë të përsëritur, në 3 raste, kanë ushtruar torturë kundër Daut Lazes, e kanë mjekuar atë në mënyrë të pakujdesshme si dhe kanë shpërdoruar detyrën, duke konsumuar disa vepra penale.
Më konkretisht, në kallëzim evidentohet se 33-vjeçari Daut Laze, i martuar dhe me dy fëmijë, pa precedent penal, për një periudhe kohore 5 vjeçare ka qene në emigracion, në Itali dhe në Belgjikë.
Në vitin 2002, pas njohjes me boten e qytetëruar, ka studiuar Kuran-in, dhe ka ushtruar e respektuar të gjitha ritet e fesë Muslimane, duke filluar nga falja 5 herë në dite, në mbajtjen e Ramazanit, mospërdorimin e alkoolit dhe substancave të tjera të konsideruara haram (të ndaluara) etj.
Duke mos arritur dot ti ndalojë besimin fetar të birit, Hysen Laze me ndihmën e mjekut të Spitalit Psikiatrik Tiranë, dr.Lefteri, ka siguruar një raport mjekësor sikur djali i tij Daut Laze, ishte i sëmurë psikik. Për nxjerrjen e këtij raporti i janë paguar edhe shumë të holla mjekut, pasi Laze nuk ka qenë te mjeku për vizitë asnjëherë dhe nuk e di mënyrën, se si është plotësuar raporti mjekësor, - vijon kallëzimi.
Pas plotësimit të raportit mjekësor, në vitin 2007, përmes Komisariatit të Policisë Kombinat (inspektori i policisë që ka bërë veprimin në atë kohë, quhej Qani) është marrë me dhunë kallëzuesi Daut Laze dhe është mbyllur në Spitalin Psikiatrik Tiranë. Pasi e kanë bombarduar me ilaçe të kota, e kanë nxjerrë nga spitali. Pas 3 muajsh, me qenë se Daut Laze nuk hoqi dorë nga besimi në fenë islame, është marrë përsëri nga i njëjti komisariat policie dhe është mbyllur përsëri në Spitalin Psikiatrik Tiranë.
Kundërshtimeve dhe revoltës së tij ndaj këtij akti barbar, Hysen Laze, mjeku Lefter dhe policët që e torturonin duke e mbyllur me dhunë në spital, i përgjigjeshin me këto fjalë. Ty stë beson më njeri që nuk je i sëmurë psikik, ndaj hiq dorë nga feja islame!, sqarohej më tej në kallëzimin penal.
Pas daljes nga spitali dhe mjekimit në Siri, Laze Dauti është kthyer në Shqipëri, ku ka nisur punë në ndërtim, në shoqërinë e ndërtimit Harmonia. Mësohet se më datën 23 korrik të këtij viti, rreth orës 11:00 Daut Laze, është thirrur përsëri në Komisariatin e Policisë Kombinat.
Ke bërë sherr me babanë dhe ke dashur të vrasësh fëmijët, ka qenë deklarimi i policëve të Komisariatit numër 6. Një ditë më pas, më 24 Korrik, Laze ai është shtruar sërish me forcë në spitalin Psikiatrik Tiranë.
/a.k/b.a/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") fuki - Babai me i semure se djali |31/07/2009 08:03:57 Me te vertet eshte tronditese kur ndegjojme kesi raste te dhunes psiqike, poreshte me tronditese kur ato behen nga nje prind i cili e ka bere ate femije,
por une kisha me theksuar se ne kete rast i semuri qenka mu babai dhe ai u
deshka te sherohet ne spital pasi qe vuajka nga" Islamofobia" sikurske
edhe shume te tjere ne shqipri e gjithandej. Por pa dyshim Allahu do ta mbroj
kete djalosh te devotshem. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/5218-denoncimi-babai-me-mbylli-ne-psikiatri-qe-te-mos-falem-si-mysliman';var JOSC_autopublish='