2014, Greqia merr kreun e BE. Venizelos paraqet prioritetet
Prioritetet e presidencës geke të BE, për gjysmën e parë të 2014-s u prezantuan dhe u miratuan në një mbledhje të kabinetit qeveritar nga nënkryetari i qeverisë dhe ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos.
Ai theksoi se Greqia do ta marrë presidencën e BE në një periudhë kritike të tranzicionit për Europën, kur kriza ekonomike ka imponuar vendosjen e masave të rrepta fiskale për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik.
"Intensiteti i krizës, recesioni dhe papunësia kanë tronditur besimin e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve të BE-së mbi aftësinë e unionit financiar europian për rikthimin në prosperitetin ekonomik. Ballafaqimi me krizën financiare nëpërmjet zbatimit të politikave të rrepta buxhetore, ka ndikuar fuqimisht kohezionin social, sidomos në vendet që u përballën direkt me krizën", vuri në dukje ministri i Jashtëm grek.
Si rezultat, shtoi ai, Europa ftohet sot t’i përgjigjet sfidës së krizës ekonomike, duke ruajtur monedhën e përbashkët përmes thellimit të unionit monetar, duke promovuar politika për përballimin e recesionit dhe papunësisë, përmes ripërtëritjes së zhvillimit.
Përveç kësaj, theksoi Venizelos, zhvillimi i zgjedhjeve të reja për parlamentin Europian gjatë kohës që Greqia do të kryesojë BE-në, përbëjnë një faktor shtesë që përcakton kuadrin e kësaj presidence.
(Balkanweb)