E Diel, 1 Nëntor 2026

Samaras, para vizitës në SHBA: Kemi shqetësime të njëjta

Pak ditë përpara takimit me presidentin e SHBA Barack Obama, më 8 gusht në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri grek Antonis Samaras deklaroi se sheh përpara për një "dialog strategjik afatgjatë" me qeverinë amerikane dhe për një "dinamikë të re" në marrëdhëniet greko-amerikane, duke theksuar se "shqetësimet e SHBA në lidhje me stabilitetin në Mesdheun Lindor, përkojnë me shqetësimet e Athinës". 

Gjithashtu në intervistë, kryeministri grek përjashtoi mundësinë e masave të reja kufizuese dhe theksoi se ky dimër do të jetë shumë i ndryshëm. "Në kushtet e rimëkëmbjes ekonomike dhe nëse arrijmë të kapim tepricën primare të synuar, nuk do të ketë masa kufizuese shtesë", tha Samaras. 

Lidhur me reformën në sektorin publik, kryeministri grek vërejti se “sondazhet tregojnë që shumica dërrmuese e qytetarëve janë në favor të spastrimit në administratën publike”. 

Sa i përket bashkëpunimit me PASOK, Samaras e karakterizoi atë “afatgjatë", "të hapur dhe konstruktiv". “Kemi arritur rezultate shumë të prekshme dhe kjo është më e rëndësishme", shprehet ai. 

Kryeministri thekson në fund se nuk është për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ne vend.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›