Diplomohen 126 studentët e parë të Universitetit Ushtarak Skënderbej

Tiranë, 10 shtator NOA Diplomohen 126 studentë të Universitetit Ushtarak Skënderbej.
Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua sot ceremonia e diplomimit, titullimit oficer dhe gradimit të 126 studentëve të UU Skënderbej, të cilët përfunduan studimet e larta gjatë viteve akademike 2005-2009.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili u shprehu falënderime të gjithë studentëve që kanë zgjedhur të nisin karrierën ushtarake. Kjo ceremoni, edhe pse është e fundit për mua si Ministër i Mbrojtjes, është ceremonia më e bukur që marr pjesë, ku padyshim nuk mund të mungoja, pasi diplomohet brezi i parë i studentëve, që kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre në Forcat e Armatosura, të cilat tashmë janë pjesë e strukturave të NATO-s tha Oketa.
Ju filloni sot një rrugë sa të bukur aq edhe të vështirë, që të jep sadisfaksion të veçantë, - iu drejtua Ministri Oketa, studentëve-ushtarakë të sapodiplomuar. Juve ju pret përpara një karrierë e bukur dhe e mbushur me sfida, ndaj në këtë kontekst, ju këshilloj që konkurrenca juaj për të ecur në gradë duhet të bëhet duke sfiduar standardet dhe jo njëri-tjetrin.
Në fund të fjalës së tij Ministri Oketa falënderoi edhe njëherë të gjithë Forcat e Armatosura, bashkëpunëtorët e tij të afërt, zëvendësministrat, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakët dhe civilët, të cilët kanë punuar dhe kanë dhënë një kontribut të madh për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
126 studentët e sapodilomuar, i nisën studimet në Universitetin Ushtarak Skënderbej në vitin akademik 2005 dhe i përfunduan në vitin 2009.
Nga këta 105 studentë përfunduan studimet në Fakultetin e Menaxhimit dhe 21 të tjerë në Fakultetin Teknik në degën elektronikë.
Këto ditë ata, sipas specialiteteve që janë caktuar, do të nisin Kursin Bazë të Oficerit që zhvillohet në Shkollën e Trupës dhe mandej do të emërohen në detyra si oficerë në strukturat e Forcave tona të Armatosura.
Më pas u lexua urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes për titullimin dhe dhënien e gradës nëntoger të 126 studentëve ushtarak që përfunduan studimet në UU Skënderbej, si dhe iu shpërndanë diplomat nga Ministri Oketa dhe të ftuarit e tjerë.
Në fund ata bënë betimin si oficerë të rinj të Forcave të Armatosura dhe një foto të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes.
Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes këto ditë janë titulluar oficer dhe janë emëruar në detyrë në Forcat e Armatosura edhe studentët ushtarak që përfunduan studimet në akademitë ushtarake në Greqi, Turqi, Itali dhe Gjermani.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")